E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha falenderon te gjithe ata qe u solidarizuan dhe kontribuan per Shkodren

Kryeministri Berisha vizitoisot ne mbremje Shkodren ku dhe mori pjese ne mbledhjen e Komitetit Nderministrorte Emergjences Civile qe po menaxhon situaten e permbytjeve te krijuar si pasoje e reshjeve dhe prurjeve te medha te lumenjve ne kete qark.

Kryeministri Berisha shprehu mirenjohje per te gjithe ata qytetare familje kompani private fondacione njesi te pushtetit vendor dhe shtete te ndryshme qe u solidarizuan dhe kontribuan per Shkodren dhe zonat e tjera te permbytura perreth saj. Kryeministri Berisha falenderoi edhe njesite e Forcave te Armatosura te Policise se Shtetit punonjesit e rezervave te shtetit per menyren dinjitoze me te cilen jane perballur deri me sot me kete situate kritike.

Gjithashtu Kryeministri Berisha informoi qytetaret se kaskadat jane ne kontroll te plote dhe nuk paraqesinkercenim apo rrezik per situaten.

Me gjeresisht ne fjalen e tij Kryeministri Berisha u shpreh Se pari deshiroj te pergezoj dhe te falenderoj me shume mirenjohje qytetaret e Shkodres te nen Shkodres dhe te gjitha zonave te permbytura sepse kane rritur ne menyre te ndjeshme te gjithe pergjegjesite ne perballimin e kesaj situate. Dua te them se eshte kontributi i madh i qytetareve qe ka bere qe te kemi nje situate jo vetem nen kontroll por edhe cilesisht shume me te favorshme me te mire ne shperndarjen e ndihmave ne pergjigjet ndaj rasteve urgjente ne kontrollin e plote te situates.

Kryetari i Bashkise me informoi se angazhimi i panderprere i qytetareve per tu furnizuar me ndihma per te regjistruar ata qe kane strehuar e ka shumefishuar ndihmen kujdesin dhe situaten ne teresi. Po keshtu ne komunat e nen Shkodres dhe ne rrethina situata eshte qartesisht me e lehtesuar. Ne rast se renia e nivelit te ujit ne qytet eshte 38 centimeter gjithsej nje renie kjo jo dhe aq e perfillshme renia ne komuna eshte me e ndjeshme. Shkarkimet nga kaskada jane te barazuara me prurjet dhe mund te informoj qytetaret e Shkodres se kaskadat jane ne kontroll te plote dhe nuk paraqesin nje kercenim apo rrezik per situaten.

Keto dite eshte shprehur nje shkalle e jashtezakonshme solidariteti per Shkodren dhe zonat e permbytura perreth saj. Pra jane nje seri shtetesh Turqia Greqia Cekia Italia dhe disa rajone te saj si Toskana dhe Puglia eshte Sllovenia Austria Oxfami i Britanise se Madhe Kosova Kryqi i Kuq spanjoll si dhe vende te tjera qe kane ofruar ndihma te konsiderueshme. Ne krye te tyre qendron ndihma bujare e Republikes se Kosoves me 1 milione euro dhe me nje njesi te shkelqyer te Forcave te Sigurise se Kosoves qe po operojne se bashku me forcat tona me nje eficence te madhe. Ne u jemi shume mirenjohes ketyre vendeve per ndihmen bujare qe kane ofruar. Ndihme kane ofruar edhe disa komuna te Kosoves Gjakova dhe komuna te tjera te cilave u shprehin mirenjohjen me te thelle.

Nje solidaritet i madh ekziston brenda vendit. Fondacione organizata shoqata biznesmene kane sjelle dhe vazhdojne te sjellin me dhjetera tone furnizime per Shkodren dhe zonat e permbytura. Fondacioni Civitas ka arritur te mbledhe 8.5 ton ushqime. Oxfam ka sjelle 5 ton baze ushqimore. Kryqi i Kuq shqiptar ka bere perpjekjet e tij te medha. Fondacione te tjera kane dhene ndihma edhe me te medha. Ndihma kane dhene edhe familje e kompani. Familja Tagani nje familje e vjeter Tiranase ka dhuruar nga punishtja e saj 2 ton biskota. Po keshtu edhe firma te tjera ne mbare vendin. Komuna Udenisht solli 20 varka per transport. Deget e Partise Demokratike ne Vlore Durres etj. jane angazhuar ne mbledhje fondesh. Shoqatat e bashkive dhe komunave po angazhohen gjeresisht ne nje solidaritet te madh.

Mirenjohje me te thelle dua te shpreh edhe per ata qe nuk i permenda ketu sepse ju siguroj se ata jane me te shumte. Ata qe kane dhuruar dhe qe kane ndihmuar jane shume me te shumte sesa keta qe une citova. Nder te tjera jane sistemi i fshatrave e Sos e - Care Dimensioni Human Eumlorld Vision. Pra jane te panumerta. Ne i falenderojme me shume mirenjohje per bujarine e tyre dhe ftojme qytetaret te vazhdojne solidaritetin pasi ndarja e kesaj veshtiresie me qytetare te Shkodres eshte nje akt fisnik i njerezishem dhe cdo njeri ne veshtiresi meriton te ndihmohet nga ata qe jane jashte saj.

Ne menyre te posacme dua tu bej thirrje komunave te vendit qe te bejne cdo gje per mobilizimin e dhurimit maksimal te bazes ushqimore per bagetine. Zona e nen Shkodres eshte nje nga zonat me pjellore si ne bujqesi dhe ne blegtori. Numri i krereve ne kete zone eshte shume i madh. Vetem komuna Dajc mund te kete mbi 3 mije lope race. Blegtoria ketu eshte e cilesise me te mire. E tera eshte e seleksionuar dhe duhet te bejme gjithcka ti ndihmojme me bazen ushqimore. Sigurisht qe qeveria do te bleje koncentrat dhe cdo gje tjeter por edhe bujaria e qytetareve e komunave e mbare fermereve te vendit eshte e domosdoshme. 20 tone baze ushqimore kane mberritur dje nga Gjakova dhe kjo eshte nje ndihme shume e madhe. Po keshtu edhe komunat e tjera vazhdojne.

Nderkohe ministria e Mjedisit dhe Ujerave po punon intensivisht me specialistet tane me te mire per te percaktuar hapat qe do te ndermerren ne lumin Buna dhe te tjera. Une e kam theksuar dhe e theksoj se projekti i bypass-it eshte i gatshem dhe pershtatet me qellimin per te mbrojtur qytetin nga permbytja. Edhe projekti rikonstruksionit te digave eshte tenderuar por eshte shume i rendesishem projekti per lumin Buna. Ky projekt do te kete fazat e veta fazen e nderhyrjes se shpejte dhe fazen e nderhyrjes perfundimtare e cila duhet ti jape mundesi lumit per shkarkime me te medha te mundshme por duke ruajtur plotesisht sistemin ekologjik te liqenit. Sepse sado e hidhur qe eshte per ne kjo permbytje nga liqeni nuk duhet te harrojme se ai qe eshte rrudhur me shume ne keto 20 vite eshte liqeni. Nje pjese e madhe e ndertimeve jane ne pellgun e liqenit. Ne Shkoder kane dhe humorin me te shkelqyer u zgjua ne mesnate dhe i tha bashkeshortes - cohu se erdhi pronari. Kush eshte ndash tha ajo. Liqeni- i tha.

Ndertimet jane bere aty ku ne fakt perbejne problem. E thashe kete sepse liqeni eshte nje pasuri e perjetshme e qytetit dhe ne te gjithe nderhyrjet tona jemi te detyruar te respektojme rolin e tij vendin e tij ne kete kompleks. Nderhyrjet do te filloje ne lumin Buna do te filloje bypass-i do te fillojne dhe argjinaturat.

Une dua te falenderoj mediat per punen e shkelqyer qe bejne per transparencen por me lutjen time sepse u e dini se une kam admirim te madh per mediat jo cdo mesazh qe ju vjen ta nxirrni titull. Shoh sot gazeten dhe thuhej plasen gjarperinjte ne Shiroke. Neser do tju thote nxirrni aligatorin. Kujdes nga keto sepse ju na duheni per te qene te besueshem plotesisht. Apo shkojne ne Livadha dhe thone jane 4200 shtepi te permbytura nderkohe kur jane 162 shtepi te permbytura. Lere tjetrin qe kish marre e kish zhytur plaken ne uje. Mos beni gjera te tilla. Nese doni te kritikoni kritikoni sa te doni Sali Berishen por jo te merrni nje plake 70 vjec dhe e fusni pa cizme ne uje. Ky nuk eshte informim por veprim gueril.

Prandaj ju lutem shume qe ti krijojme cdo mundesi per informim. Ti transportoni dhe te futen ne cdo qelize. Pastaj sa i perket ceshtjes se gjarperinjve dhe aligatoreve nuk ju mbroj dot une. Ato mesazhe cojani mbrapsht atij qe i ben sepse eshte i njohur se kush e ben ate dhe se kujt i shkon mendja se paskan dale gjarperinjte ne Shiroke. Ne Shiroke ka ngjala por nuk eshte koha per to. Mire qe nuk kishte gjetur ndonje gjarper boa kobra apo anakonda ta kish vene.

Dua te falenderoj shume te gjithe qeveritaret vendore keshillat njesite e Forcave te Armatosura te Policise se Shtetit punonjesit e rezervave te shtetit per menyren dinjitoze te emergjences civile per menyren dinjitoze me te cilen ata jane perballur deri me sot me kete situate kritike me e renda ne vellime qe mbahet mend ndonjehere. Ndoshta me e renda ne 150 vitet e fundit. Perkushtimi dhe guximi i tyre kane qene vendimtare dhe kane bere qe deri me tani te mos kemi as edhe nje jete te humbur. Kjo eshte kryesore. Po tu referohemi lajmeve motet dhe viktimat jane te lidhura. Ketu fatmiresisht per shkak te nje nderhyrje te fuqishme nuk kemi viktima ne njerez. Bashkia ka bere veprime shume te goditura duke dezinfektuar ne nje shkalle te caktuar ujin e rrugeve dhe kjo eshte shume e domosdoshme. Faktikisht nuk kemi asnje lloj shfaqje epidemish ne qytet apo gjetiu.

Sot jane vene ne funksion pompat e stacionit te vjeter te furnizimit me uje. Kjo eshte nje arritje shume e madhe ne kete situate. Lutja dhe kerkesa ime per qytetaret e Shkodres eshte qe te pakten per 24 oret e para te mos e pine ujin pa zier. Sigurisht qe edhe ministria e Shendetesise do ta beje kete njoftim. Duhet te bejme gjithcka per te qene sa me mire per te shmangur cdo lloj problematike qe mund te shmanget. Nje nga keto eshte epidemia. Ujin duhet ta ziejme sepse per disa dite ai sistem i vjeter nuk ka funksionar. Tani do te funksionoje por le te shkarkohet 24 oret e para ato ujerat qe kane mbajtur tubacionet. Megjithate une mendoj se sa te kaloje kjo situate ta pish uje te zier eshte mencuria me e madhe.

Une dua te theksoj se kjo situate kerkon nga te gjithe qe te qendrojne kushti sic kemi qendruar deri me sot ne krye per te menaxhuar me sukses te plote kete gjendje kritike. Une e kuptoj qe ju te gjithe mbi 1600 punonjes dhe zyrtare pjesetar te Forcave te Armatosura dhe te policise kane net pa gjume kane 18 ore pune ne dite kane kushte qartesisht nen optimalet per tu clodhur por nga ana tjeter ne duhet te jemi te vetedijshem se cdo shmangie dhe cdo renie e nivelit te gatishmerise dhe perkushtimit tone mund ti jape shkas pasojave qe kemi shmangur deri me sot. Ndaj duhet te qendrojme.

Kryetari i Bashkise me informoi se forma e dyte e organizimit per shperndarjen e ndihmave po funksionon shkelqyeshem dhe kjo eshte nje gje shume e mire. E para ishte e tera qe shkonte dhe perplasej ne fund te fundit ne pamundesi. Ne kuptimin qe mundesite tona si administrate mundesite tona si aparat ne qofte se nuk do te bashkengjiteshin qytetaret nuk do mund te realizonin nje shperndarje ushqimesh ashtu sic duhej. Angazhimi i qytetareve ka bere shume me te zhdervjellte kete proces jetik. Ne disponojme cdo lloj mjeti ushqimi produkti te nevojshem per kete situate. Ne qendrojme te vendosur per nje nderhyrje shumeplanesh por ne kete nderhyrje shpetimi i jeteve njerezore dhe pas tyre shpetimi i bagetive jane perparesite tona me te medha si dhe zinxhiri i nderhyrjeve qe do te behet njeri pas tjetrit.

Edhe nje here ju falenderoj me shume mirenjohje dhe vleresim per punen e shkelqyer qe keni bere. U kerkoj te falur familjeve apo qytetareve qe mund te mos kene gjetur mbeshtetjen qe meritojne por kjo nuk ka ardhur ne asnje rast nga mungesa e ndjeshmerise. Natyrisht ne nje qytet qe erret Shkoder dhe gdhin Venecia nuk eshte kaq e thjeshte Hapesirat jane me te ngushta. Praktika eshte pak me ndryshe. Po keshtu edhe ne komuna por une mendoj se ritmi i shperndarjes se ndihmave eshte absolutisht nga me te shpejtit qe mund te behet. Sasia e tyre eshte nga me te medhate dhe ne jemi te vendosur qe ti pergjigjemi cdo thirrje dhe cdo qytetari aty ku ai eshte.

Ne oren 2 pas mesnate kam komunikuar kryetarin e Bashkise sepse nje qytetar me thoshte se jam me 40 temperature. Fatmiresisht ai ishte jashte zones se permbytur por u ndihmua nga kryetari i Bashkise i cili e mori dhe e coi ne spital. E dhashe kete shembull per te treguar se ne kemi qendruar dhe do te qendrojme prapa cdo kerkese prapa cdo dhimbje prapa cdo mundimi te qytetareve te Shkodres dhe zonave perreth.

Faleminderit


09/12/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›