E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi pret ish-drejtuesin e Partise Demokratike Eduard Selami.

9 dhjetor 2010

Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot paradite ne Presidence nje takim kortezie me nje nga pjesemarresit e Levizjes Studentore dhe ish-drejtuesin e larte te Partise Demokratike zotin Eduard Selami i cili eshte rikthyer ne Shqiperi me rastin e 20-vjetorit te fillimi te Levizjes Studentore me 8 Dhjetor 1990.

Gjate takimit Kreu i Shtetit shqiptar dhe ish-politikani i njohur i viteve 90-te zoti Eduard Selami biseduan rreth situates emergjente kryesisht ne Shkoder shkembyen mendime dhe pikepamje mbi rrjedhen dhe konsolidimin e demokracise ne Shqiperi gjate ketyre njezet vjeteve te fundit forcimin e institucioneve te pavarura dhe shtetit te se drejtes arritjet e vendit ne drejtim te integrimit euro-atlantik dhe sfidat me te cilat duhet te perballemi ne te ardhmen me synim permbushjen e plote te aspiratave te popullit shqiptar per tu bere anetare te denje te familjes se madhe evropiane.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›