Kryeministri Berisha i dërgon mesazh urimi Kryetarit te Partisë “Demokracia e re” me rastin e fitores se tij në zgjedhjet parlamentare në Greqi
“I nderuar z. Kryetar I Partisë Demokracia e Re,
I dashur mik,
Me anë të kësaj letre dëshiroj t'ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për fitoren tuaj në zgjedhjet Parlamentare të 6 majit.
Kam bindjen e thellë se duke votuar për ju në timonin e qeverisjes së vendit të tyre, zgjedhësit grekë kanë bërë zgjedhjen më të mirë për ta dhe për të ardhmen e vendit tuaj.
Vendosmëria dhe vizioni Juaj janë një garanci e madhe për nxjerrjen nga kriza të Greqisë mike dhe vendosjen e saj në rrugën e prosperitetit që meriton. Jam i bindur se nën drejtimin tuaj Greqia do ti arrijë objektivat e saj.
Dëshiroj me këtë rast t'ju siguroj se mbetem tërësisht i interesuar dhe i vendosur për një bashkëpunim të ngushtë e të gjithanshëm midis të dy forcave politike, të dy vendeve e kombeve tona në interesin më të mirë dypalësh dhe atë të rajonit në tërësi.
Duke shpresuar t'Ju pres në Tiranë, në kohën më të përshtatshmë për Ju, edhe një herë pranoni, I dashur mik, urimet e mia më të mira për fitoren në zgjedhjet e djeshme.
I Juaji
Sali Berisha
07/05/2012