E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga-Wollack: NDI do të përkrahë Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot në Vilnius të Lituanisë me drejtorin e Institutit Nacional Demokratik, Kenneth Wollack.
 

Presidentja Jahjaga falënderoi Wollack-un për kontributin e madh që Instituti Nacional Demokratik ka dhënë dhe po vazhdon të japë për Kosovën, përfshirë përkrahjen e madhe për Kuvendin e Kosovës, si dhe përkrahjen në procesin e ndryshimit të Kushtetutës dhe të Ligjit zgjedhor.
 

Nga ana e tij, Wollack përgëzoi presidenten Jahjaga për zgjedhjen e saj në krye të vendit, e uroi atë për punë të suksesshme dhe u shpreh se institucioni që ai drejton do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën. Jahjaga në Lituani po merr pjesë në punimet e konferencës: “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”, ku përveç kësaj ka pasur edhe takime me zyrtarë të lartë të shumë shteteve të botës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›