E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha inspekton argjinaturen ne Torovice

Kryeministri Berisha u ndal edhe ne Drejtorine e Pergjithshme te Rezervave te Shtetit ne Gjader.

Kryeministri Berisha inspektoi sot zonat e permbytura ne qarkun e Shkodres. Fillimisht Kryeministri u ndal ne Torovice Lezhe ku u informua nga prefekti i Pal Dajci lidhur me situaten e krijuar gjate oreve te fundit ne kete zone vecanerisht per gjendjen e argjinatures mbrojtese te Torovices qe mbron gjithe kete zone.

Pasi u njoh me situaten Kryeministri tha se kjo eshte ne nje nga zonat me delikate dhe me te rrezikshme pasi pak centimetra ndajne pjesen me te larte te diges nga uji qe ka nje thellesi prej 67 metrash dhe qe mund te vershoje drejt Torovices dhe me tutje.

Kryeministri falenderoi per punen dhe perkushtim e jashtezakonshem forcat e ushtrise autoriteteve vendore kompanive private qe gjate gjithe 24 oreve po bejne nje pune te madhe dhe te veshtire per lartesimin e diges me te cilet Kryeministri ka mbajtur kontakt te vazhdueshem deri ne oret e vona te nates.

Shtabi prefekti Pal Dajci ministrat autoritetet vendore ushtria dhe kompani privat kane 24 ore qe po bejne cdo gje per te lartesuar digen. Jane hedhur deri me tani mijera meter kub cakull dhera dhe ne zona te caktuara ne qofte se ajo nuk do te ishte lartesuar derdhja ne Torovice do te kishte filluar me kohe. Po punohet me te gjitha kapacitetet per nje lartesim sa me te madh te mundshem te kesaj dige jetike per mbrojtjen e Lezhes por edhe me shume se Lezhes pasi sic e shihni ne anen e Shkodres fusha eshte shume e perhapur ndersa ketu eshte nje gryke e ngushte e cila do te krijonte problemet me te medha te mundshme. Detyrimisht te fillojme shpernguljen e banoreve ne Shengjin dhe te mbetet vetem nga nje njeri ne shtepi te vendoset nje sistem alarmi dhe zona duhet te zbrazet. Ne po bejme dhe do te bejme cdo gje per ta permbajtur dhe qe uji te mos kaloje mbi argjinature por nga ana tjeter forca natyrore eshte force natyrore dhe jo ne cdo rast ajo eshte e dominueshme u shpreh Kryeministri.

Kryeministri u takua edhe me banoret e Torovices te cileve u perseriti thirrje per evakuim si nje domosdoshmeri. Po behet gjithcka por motin nuk e kemi ne anen tone dhe nuk mund te themi sesa do te vazhdoje. Ndaj qendroni nga nje per shtepi dhe te tjeret autoritetet e shtabit qendror do ti strehojne shume mire ne Shengjin. Do te hapim kapacitete strehuese por mire eshte qe te mos qendroni me femije dhe te moshuarit. Ne cdo rrethane ne kete permbytje te madhe e para qe ka rendesi eshte jeta e njeriut. Ne do te bejme cdo gje qe te mos humbasim asnje jete njeriu u shpreh Kryeministri ne thirrjen e tij drejtuar banoreve per evakuim.

Me pas Kryeministri Berisha u ndal edhe ne Drejtorine e Pergjithshme te Rezervave te Shtetit ne Gjader. Kryeministri u njoh nga Drejtori Hysen Arapi me furnizimin me ushqime uje dhe cdo gje qe nevojitet ne kete situate i cili informoi se jane me te avancuar me rezervat ushqimore sesa eshte kerkesa. Ju falenderoj per punen shume te rendesishme qe beni. Te jeni sa me energjike dhe aktive ne menyre qe te lehtesojme dhimbjet qe krijon kjo situate. Duhet te bejme cdo gje per ta lehtesuar kete situate.


04/12/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›