E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pershendet punimet e konferences rajonale per autizmin

- Kryeministri BerishaQeveria shqiptare do te beje cdo gje qe femijet e prekur nga autizmi te mund te kene mbeshtetjen e plote per trajtimin e tyre

Kryeministri Berisha pershendeti sot punimet e konferences rajonale ku u diskutua per nje bashkepunim te ardhshem mbi autizmin dhe shendetin publik e organizuar nga Presidentja e Fondacionit Femijet Shqiptare dr. Liri Berisha ministri i Shendetesise se Republikes se Shqiperise dr. Petrit Vasili dhe lsquoAutism Speaks. Ne kete takim ku merrnin pjese perfaqesues te ministrive te shendetesise se vendeve te Europes Juglindore u diskutua rreth arritjeve te Iniciatives Globale per Autizmin e Shendetin Publik dhe krijimin e Rrjetit te Autizmit per Europen Juglindore SEAN.

Gjate fjales se tij pershendetese Kryeministri Berisha u shpreh se kjo konference duhet sherbeje si apel per qeverite e te gjitha vendeve ne menyre qe kete ceshtje ta shnderrojne ne nje ceshtje shume te rendesishme dhe ne nje ze te vecante ne buxhetin e tyre vjetor me qellim qe te perballemi ne menyren me eficente me kete problem.

Me tej Kryeministri garantoi te pranishmit se qeveria shqiptare do te beje cdo gje qe femijet e prekur nga autizmi te mund te kene mbeshtetjen e plote per trajtimin e tyre.

Me gjeresisht ne fjalen e tij Kryeministri Berisha u shpreh

Se pari deshiroj tju pershendes perzemersisht dhe te shpreh falenderimin tim te perzemert per pranine tuaj sot ne kete konference. Nje falenderim dhe mirenjohje te vecante dua ti shpreh lsquoAutism Speaks dhe dy personaliteteve te shquara qe udheheqin kete nisme Suzan dhe Bob Wright te cilet me perkushtimin e tyre me energjine e tyre ia dolen ta shnderrojne autizmin ne nje ceshtje boterore ashtu sic eshte nje ceshtje e njerezimit. Dua te falenderoj me mirenjohje drejtuesit e rrjetit te lsquoAutism Speaks ne Shqiperi per kontributin e tyre te madh dhe qe me perkushtim e devocion ia dolen ta nxjerrin nga perdja e trashe e territ qe e mbulonte kete fenomen ne shoqerine shqiptare dhe ta sjellin ne skene si nje fenomen shume te rendesishem shumedimensional ne te cilin autoritetet e vendit dhe shoqeria duhet te perballet ne menyren me serioze.

Fenomeni i autizmit cdo vit behet me evident. Ne vitet e mia studentore ndonese shume i pasionuar pas shkencave te trurit nuk arrita te shoh as edhe nje rast te vetem te demonstruar klinikisht nga profesoret tane. Dhe para pak vitesh kur bashkeshortja ime filloi te me fliste me shume insistim per kete une nuk e pata te lehte te pranoj dimensionet e problemit qe me pershkruante. E verteta eshte qe ato jane shume me te medha dhe jane jashtezakonisht shqetesuese. Shifrat me te fundit tregojne se ne 70 vjen 1. Po te kemi parasysh spektrin e tij te ben te dyshosh qe kjo incidence eshte shume me e larte sepse nga format qartesisht evidente klinike tek forma te tjera te nje spektri shume me te zbutur ka te ngjare qe incidenca te jete shume me e larte. Autizmi eshte mbuluar nga ndrojtje te familjes per te ekspozuar femijen e tij nga natyra e njeriut per te mos besuar lehte dhe per te mos u pajtuar me te keqen se femija i tij nuk do te mund te komunikoje se femija i tij nuk do mund te gezoje njelloj si femijet e tjere. Pra nje kompleks faktoresh kane bere qe ky fenomen te mos ekspozohet ne shume shoqeri nder to shoqeria shqiptare ta mbajne si nje problem privat familjar duke thelluar ne menyre te paimagjinueshme fatkeqesine e ketyre femijeve duke ndihmuar vendosjen e tij totale.

Sot eshte nje situate tjeter dhe ju drejtues te ketij fondacioni ndonese nje ekipi vogel keni bere nje pune te shkelqyer per te sensibilizuar shoqerine shqiptare.

Une dua te pershendes me shume mirenjohje te gjitha ato familje shqiptare per kontributin e tyre te madh qe japin per femijet e tyre. Ato perfaqesojne te gjithe shoqerine ne familjen e tyre dhe operojne me vlerat me te larta njerezore. Une dua ti garantoj se qeveria do te beje cdo gje qe femijet e tyre te mund te kene mbeshtetjen e plote per trajtimin e tyre. Ky eshte nje trajtim afatgjate dhe kjo eshte nje nga problematikat me afatgjata fillon me lindjen dhe vazhdon gjate gjithe jetes.

Miq te mijte profesori i shquar Edmond Tupja ka shkruar nje kryeveper te vertete nga eksperienca e tij personale por pjesa e ketij libri thirrja e tij lsquose cdo te behet me femijen tim pas meje eshte mesazhi me i fuqishem me njerezor me detyrues.

Ky profesor ky akademik i shquar ky njeri i letrave dhe gjuhes prej 20 vitesh ndan me djalin e tij pjesen me te madhe te kohes dhe jep nje apel lsquose cdo te ndodhe pas meje. U ndala e shembulli i librit te profesor Edmond Tupes mikut tim per te theksuar se kjo ceshtje kerkon nje trajtim shume me agresiv. lsquoAutism Speaks Bob Susan Andi etj. ia dolen qe ceshtjen e autizmit ta shnderrojne ne nje ceshtje te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Nje dite boterore u shpall per autizmin. Ata ia dolen te bindin Shtepine e Bardhe Presidentin Obama te dekretoje nje fond prej qindra e qindra milione dollare ne mbeshtetje te kerkimeve dhe te trajtimit te autizmit.

Keto qendrime jane dhe do te jene frymezuese per qeverite tona. Duke shprehur te gjithe admirimin dhe respektin tim per punen e shkelqyer dhe te pazevendesueshme qe bejne ne kete fushe fondacionet dhe organizata te tjera te ngjashme eshte e domosdoshme qe kjo ceshtje te kete zerin e saj ne buxhetin e shendetesise te Shqiperise dhe te cdo vendi. Vetem ne kete menyre ne do te mund ti pergjigjemi ketij fenomeni sic e meriton i cili eshte e sigurt qe ne kete rritje te incidences se tij nje rol ka dalja e tij nga harresa dhe kjo mjafton qe te perparesohet ne shkence. Cdo gje e harruar meriton perparesi por duhen shume se incidenca po rritet nga faktore te tjere nga agjente te tjere qe veprojne mbi shendetin mbi aparatin molekular te ketyre femijeve me autizem.

Ndaj dhe kjo konference duhet te jete nje apel per qeverite e vendeve tona qe kete ceshtje ta shnderrojne ne nje ceshtje shume te rendesishme dhe ne nje ze te vecante ne buxhetin vjetor ne menyre qe te perballemi ne menyren me eficente me shkencore me njerezore me te qyteteruar me afatgjate te ketij problemi serioz qe prek femijet tane.

Faleminderit


03/12/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›