Kryeministri Berisha ju uron besimtarëve katolikë Ditën e Pashkës
Me rastin e Festës së Pashkës, Kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja, zonja Liri Berisha, vizitoi sot Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku u prit nga Arqipeshkvi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita.
Duke shprehur urimet për këtë Ditë, Kryeministri Berisha u shpreh:
“Sot, në këtë ditë të Ringjalljes së Krishtit, dua të përcjellë urimet më të përzemërta për çdo besimtar katolik shqiptar, për çdo besimtar tek Zoti që ka sot, Ditën e ringjalljes, të përjetësisë, shpresës dhe besimit.
Këto Pashkë i festojmë më mirë se kurrë, i festojmë siç na ka hije, në mirëkuptim të plotë dhe bashkërisht, por i festojmë pasi kemi realizuar një qëllim shumë të madh tonin. Ndaj le të urojmë të gjithë së bashku që Pashkët e vitit të vijnë t’i festojmë me sukses edhe më të mëdha.
Gëzuar për të gjithë!”
12/04/2009