E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit me gratë e të rejat në Peqin:Ne kemi nevojë, për çdo grua, për çdo zonjë. Gruaja është arkitektja e vetme e shoqërisë, e familjes; ajo është arkitekte e shkëlqyer edhe në politikë. Ndaj dhe dua, që më shumë gra të kemi në politik

    Entuziazmi dhe festa për Shqipërinë në NATO, mblodhi sot në një tubim të jashtëzakonshëm, qindra gra, nëna, të reja e studente të Peqinit. Në një atmosferë të ngrohtë, gratë peqinase i uruan mirëseardhjen në këtë festë Kryetares së Kuvendit, e cila po ndan emocionet e ngjarjes historike, me çdo grua e nënë shqiptare. Të angazhuara në profesione të ndryshme, të afta për drejtimin e biznesit, të suskesshme në familje dhe studente të shkëlqyera, gratë peqinase i thanë Kryetares së Kuvendit se ndihen më dinjitoze, më të forta e më të guximshme me hyrjen e Shqipërisë në NATO. " Shqipëria në NATO do të thotë besim te shqiptarët, besim te reformat, besim te gratë e një vendi që po transformohet nga dita në ditë, - iu shprehën gratë, Kryetares së Kuvendit.   Kryetarja e Kuvendit, duke falenderuar gratë për mbështetjen dhe besimin që u japin reformave të ndryshimit dhe rrugës së ngjitjes së Shqipërisë, u shpreh:   "Kjo është shenjë emancipimi, është shenjë guximi. Gratë janë arkitekte të familjes, të shoqërisë.
Në çdo grua, në çdo të re, në çdo nënë, në çdo gjyshe, unë gjej më shumë se kudo tjetër, forcën e kurajos, së dashurisë, të karakterit, gjej vizionin e madh për të ardhmen, dhe për këtë unë falënderoj çdo grua, çdo nënë, kudo ajo është.
Unë jam e sigurt se Shqipëria nuk do të ishte sot kjo që është, pa angazhimin e secilës prej jush.
Me Shqipërinë në NATO, të tjera mundësi, të tjera shanse, të tjera posibilitete ka Peqini, ka Elbasani, ka Tirana dhe gjithë Shqipëria.   Gratë peqinase vunë në dukje ndryshimet që po pëson çdo ditë jeta e tyre, jeta në familje, i gjithë qyteti. Ato siguruan Kryetaren e Kuvendit se do të mbështesin reformat e maxhorancës së djathtë, reformat e vazhdimit të ndryshimit.
  Kryetarja e Kuvendit u shpreh e kënaqur me ndryshimet rrënjësore në infrastrukturën e Peqinit dhe me shtimin e projekteve të qeverisë për zhvillimin e kësaj zone.
Duke ardhur këtu një gazetare më tha: Kur Edi Rama ka qenë në Peqin u ka thënë qytetarëve se ndihma sociale që jep kjo qeveri është parazitare dhe unë do ta heq atë.
I them sot nga Peqini se ne do ta rrisim ndihmën sociale për çdo qytetar që ka nevojë. Ne do të rrisim ndihmën sociale për çdo familje që ka nevojë. Unë besoj plotësisht që ky vend i ka të gjitha potencialet dhe në mandatin e ardhshëm, ne do të rrisim shumë më tepër mbështetjen sociale për çdo familje në nevojë.
Para pak ditësh Edi Rama tha se ju nuk guxoni të rrisni më rrogat dhe pensionet. I them nga Peqini se ne do të vazhdojmë të rrisim edhe rrogat, edhe pensionet".   Në takim, gratë peqinase vlerësuan guximin dhe këmbënguljen që një grua politikane, si Kryetarja e Kuvendit, loboi për anëtarësimin e Shqipërisë krah shteteve më të fuqishme dhe më të zhvilluara të botës. "Kur gratë janë në pocione kyçe të shoqërisë, i gjithë vendi përfiton shumë. Ne, më një model si ju, ia dalim mbanë.- u shprehën ato.   Mësuesja Nurie Shqarri u ndal në fushatën sensibilizuese të Kryetares së Kuvendit në mbrojtje të të drejtave dhe përfaqësimit të grave.
Kjo fushatë është në mbrojte të dinjitetit dhe personalitetit të gruas. Është një aksion, i cili i mungonte shoqërisë sonë dhe që duhet të vazhdojë, në mënyrë që në politikë, në institucione dhe në të gjithë sektorët të ketë më shumë gra dinjitoze".   Mjekja Luiza Malkja përshëndeti veçanërisht fushatën e Kryetarës së Kuvendit në përkujdesje të shëndetit të gruas dhe të nënës.
Përshëndesim të gjitha takimet dhe nismat ndaj kujdesit femëror. Ju punoni me zemër si grua dhe si nënë". Në emër të të rinjve të qytetit foli edhe gjimnazistja Zyhra Dervishi, e cila tha se ndihet e privilegjuar që jeton në epokën e lirisë, në epokën e Shqipërisë në NATO.
" Ne duhet ta çmojmë e ta respketojmë lirinë për të cilën sakrifikuan dhe vuajtën me mijëra shqiptarë. Ne brezi i të rinjve të NATO-s, duhet të jemi pjesë aktive e reformave, e integrimit të Shqipërisë në BE. Ja pse ne, duhet të shkojmë të votojmë, për të shprehur besimin dhe mbështetjen tonë te ndryshimi i Shqipërisë.    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›