Kryeministri Berisha merr mesazh falenderimi nga kryeministri i Republikës së Çekisë Petr Nečas
Kryeministri Berisha mori një mesazh falenderimi nga kryeministri i Republikës së çekisë Petr Nečas, ku i shpreh mirënjohjen për mesazhin e urimit dërguar për marrjen e detyrës si Kryeministër i Republikës së çekisë.
Në mesazhin e kryeministrit Nečas drejtuar kryeministrit Berisha thuhet:
“I dashur zoti Kryeministër,
Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time për urimet e përzemërta në marrjen e detyrës si Kryeministër i Republikës së çekisë.
Shpreh besimin se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të shkojnë drejt thellimit të bashkëpunimit si dhe zhvillimit të mëtejshëm të lidhjeve tona të miqësisë.
I nderuar Shkëlqesi,
Ju lutem pranoni sigurimet e konsideratës sime më të lartë”
16/08/2010