Kryeministri Berisha merr një mesazh falenderimi nga Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho
Kryeministri Berisha mori një mesazh falënderimi nga Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, për urimet e përzemërta për emërimin në këtë detyrë, duke siguruar për thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve. Në këtë mesazh, Kryeministri portugez shprehet:
“I dashur Kryeministër,
Dëshiroj t’ju falënderoj ngrohtësisht për letrën Tuaj të urimeve dhe fjalët Tuaja miqësore, në lidhje me bashkëpunimin tonë të ardhshëm. Unë jam i bindur se ne do të jemi në gjendje të zhvillojmë më tej marrëdhënien miqësore dhe të frytshme midis Shqipërisë dhe Portugalisë, duke e thelluar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer në të gjitha nivelet dhe duke sjellë institucionet, qytetarët dhe kompanitë tona edhe më pranë.
Unë u zgjodha për të ndërmarrë reformat e nevojshme që Portugalia të jetë në gjendje të rimëkëmbet financiarisht dhe ekonomikisht me shpejtësi, duke rindërtuar ndjenjën e besimit në të ardhmen, duke e ditur që portugezët kanë aftësitë dhe vendosmërinë të tejkalojnë këtë sfidë. Ky është mandati që është në zemër të koalicionit të fortë qeverisës që unë drejtoj tani.
Në pritje të takimit me Ju, ju lutem, pranoni i dashur koleg, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.”
05/08/2011