E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në hapjen e Sesionit të 64-t të OKB-së

Në ditën e tretë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Berisha mori pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 64-t të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Ky panel u fokusua në Raportin Vjetor të Sekretarit të Përgjithshëm mbi punën dhe nismat e Organizatës dhe u prezantua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, zoti Ban Ki Mun.

Në këtë panel morën fjalën e tyre për të diskutuar  Presidenti i SHBA-ve Barak Obama, Presidenti i Brazilit Lula, Kryeministri i Suedisë Reinfilt, Presidenti i Kinës Hu Jintao, Kryeministri i Anglisë Gordon Brown, Kryeministri i Italisë Silvio Beriluskoni, Presidenti i Francës Nikola Sarkozy etj.

Në diskutimet e tyre liderët botërorë u ndalën në sfidat që humaniteti ka përpara dhe bashkëpunimin mes vendeve për përballimin e tyre.

Gjatë kësaj seance, Kryeministri u takua me personalitete botërorë. Kryeministri u takua edhe me liderët e Bangladeshit dhe të Tanzanisë, me të cilët bisedoi mbi njohjen e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se Kosova është faktor i rëndësishëm i paqes e stabilitetit në rajon.

Kryeministri Berisha do të mbajë diskutimin e tij më 26 shtator dhe në fjalën e tij, Kryeministri do të fokusohet në mbështetjen e Shqipërisë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kontributin e Shqipërisë në paqen dhe sigurinë globale në kuadër të NATO-s e më gjerë, njohja e pavarësisë së Kosovës, objektivat e mijëvjeçarit për një zhvillim të qëndrueshëm.


23/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›