Kryeministri Berisha merr pjesë në inaugurimin e rikonstruksionit të bulevardit “Petro Nini Luarasi”, në njësinë nr.2 në kryeqytet
Kryeministri Berisha iu uroi sot banorëve të njësisë bashkiake nr.2 në Tiranë, bulevardin e rikonstruktuar “Petro Nini Luarasi”, investim me vlerë 63,7 milion lekë, i cili vjen në vijim të disa rikonstruksioneve të rëndësishme të realizuara në rrugët e kryeqytetit.
Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Lulëzim Basha ishte sot në inaugurimin e këtij bulevardi, i cili sjell për mbi 12 mijë banorët përfitues një infrastrukturë moderne, të mirëpajisur me të gjithë shtresat e nevojshme të inxhinierisë nëntokësore, ujësjellës-kanalizimeve, me riparimet e nevojshme në rrjetin ekzistues dhe shtrimin e rrjetit tjetër, kabllot e telefonisë dhe internetit, ndriçimin me mbi 50 shtylla të reja dhe riparimin e ndriçimit aktual, si dhe me mbjelljen e mbi 150 fidanë të rinj pemësh.
Kjo arterie ka rëndësi në transportin e njësisë bashkiake nr.2 por edhe të gjithë qytetit të Tiranës, pasi intersekton me Unazën e mesme të qytetit edhe me zona të tjera të kryeqytetit
“Për qytetarët e Tiranës të cilët me votën e tyre në 2011 i prenë faturën për në autobusin mavi ish kryetarit, ju them se çelet një kapitull i ri për kryeqytetin e tyre për Tiranën e mbarë shqiptarëve” iu drejtua kryeministri banorëve të pranishëm, me premtimin se brenda dy viteve të ardhshme do të asfaltohen edhe 250 kilometrat e rrugëve të kryeqytetit, të lëna në gjendje të mjerueshme nga ish kryetari i bashkisë.
Ndërsa kryetari i bashkisë, zoti Lulzim Basha u shpreh se vlerësimi dhe besimi i qytetarëve të Tiranës ndaj punës së bashkisë do të shpërblehet me shërbime më të mira ndaj tyre. “Ky rikonstruksion është vetëm fillimi i punës sonë, u shpreh zoti Basha - Në partneritet me qeverinë ne do të bëjmë mundur shumë shpejt nisjen e rikualifikimit urban të gjithë këtij blloku me një vlerë prej 4.2 milion dollarësh, gjysmë e fondit e parashikuar për mbështetjen nga qeveria.”, informoi ai
Në përshëndetjen e tij, kryeministri Berisha u shpreh:
“Ju përshëndes përzemërsisht, shpreh kënaqësinë time së bashku me ju për këtë bulevard të mrekullueshëm, të rindërtuar në themele dhe që u paraqet ju siç jeni qytetarë të një kryeqyteti që ndërton çdo ditë një të ardhme më të mirë për banorët tij. Për qytetar e Tiranës të cilët me votën e tyre në 2011 i prenë faturën për në autobusin mavi ish kryetarit, ju them se çelet një kapitull i ri për Tiranën e tyre për Tiranën e mbarë shqiptarëve , pasi siç e dini në 11 vite u punua vetëm në tre akset dhe ne nuk mohojmë , nihilizmi nuk është kultura jonë, nuk është morali ynë, u punua në tre akse dhe u injorua pothuaj gjithçka tjetër aty ku ishin 80 % e banorëve .
Ndihesha i turpëruar sa herë që lexoja shtypin e huaj, apo e dija dhe vetë se po të dalësh jashtë qendrës së Tiranës zbret në baltë dhe në baltë të pafund, zbret në rrugë të rrënuara dhe kjo ishte e vërtetë . E vërteta është se inventari i rrugëve të paasfaltuara , shesheve , rrugicave është mbi 250 kilometra, por e vërteta është që sado të kushtojnë ne do ti asfaltojmë ato brenda dy viteve që vijnë.
Ne po bëjmë gjithçka që fshatrave tona më të largëta ti japim infrastrukturën e kryeqytetit, por kur kryeqyteti ka rrugë me baltë kjo është e papranueshme sigurisht, sepse për ne standardi i qytetit është standardi i infrastrukturës moderne. Ndaj dhe jam këtu për tu angazhuar para jush dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës se investime të mëdha do të bëhen këto vite për Tiranën e ëndrrave tuaja, për Tiranën siç e meritoni.
Zonja dhe zotërinj,
Po bëhet një fushatë elektorale e qytetëruar, po bëhet një fushatë elektorale, në të cilën ne po flasim me vepra, një fushatë në të cilën ne po dëshmojmë zhvillimin, në të cilën ne po shpalosim, në mënyrën më konkrete, alternativen tonë për zhvillimin e mëtejshëm për infrastrukturën moderne, për pensionet , punësimin dhe integrimin.
Ka një fushatë tjetër e cila bazohet e tëra në sharje, në shpifje, trillime. Ju dhashë një përgjigje në Kavajë, por tani më duhet tu jap një përgjigje për të gjithë Shqipërinë. Fyerja që shoferi i autobusit ju bëri demokratëve të Shqipërisë dhe të gjithë atyre që me dy gishta lart, në mënyrën më të qytetëruar shemben diktaturën e etërve të tij, diktaturën më mizore në Evropë, ftoi të gjithë demokratët të gjithë qytetarët që këto 10 dit të përshëndesin njëri-tjetrin sa më shumë me dy gishtat lart.
Ketë jo vetëm se këto janë simboli i të gjithë asaj çka qytetarët e Tiranës, Kavajës dhe të gjithë Shqipërisë arritën kundër një regjimi barbar, por kjo është buketa më e shkëlqyer e fitores së 23 qershorit.
Ndaj dhe fitore, fitore, fitore.
10/06/2013