Kryeministri Berisha në Shkodër: Ja investimet që bëmë
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kreu i Qeverisë zhvilloi sot një vizitë në qarkun e Shkodrës. Fillimisht, Kryeministri u ndal në Lezhë. Berisha u prezantoi banoreve investimet qe ka bere ne infrastrukture
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë një vizite në qarkun e Shkodrës, se "në vitin 2010, do të përfundojë tërësisht infrastruktura e ultësirës bregdetare".
Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kreu i Qeverisë zhvilloi sot një vizitë në qarkun e Shkodrës. Fillimisht, Kryeministri u ndal në Lezhë, ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Lezhë-Shëngjin. Rruga, me gjatësi 2.8 kilometra, është investim me vlerë 270 milion lekë dhe ka tërë elementet e një rruge të standardeve europiane, me gjerësi 16 metra, që përfshin një korsi të veçantë për biçikletat.
Duke e konsideruar krijimin e infrastrukturës moderne tepër të rëndësishme për zhvillimin e zonave turistike, Kryeministri Berisha tha se "në 4 vite, në zonën turistike të ultësirës bregdetare, nga Velipoja në Ksamil dhe në fshatrat e kësaj zone, janë investuar në infrastrukturë rreth 700 milion euro".
"Në katër vjet janë ndërtuar dhe rindërtuar mbi 50 rrugë, me gjatësi nga 1 kilometër deri në 60 kilometra dhe janë në ndërtim e sipër 14 impiante të përpunimit të ujërave të zeza. Në Shëngjin, ka një investim prej 3 milion euro në infrastrukturën energjetike", tha Kryeministri Berisha.
Sipas tij, "në rikonstruksionin e linjave në këtë zonë janë investuar realisht qindra milionë, si në rikonstruksionin e rrjetit ekzistues, ndërtimin e nënstacioneve, por edhe në burime të reja energjetike të parqeve energjetike". Kryeministri vuri në dukje se "është investuar shumë edhe në ujësjellësa".
Kreu i Qeverisë garantoi se "pas vitit 2010 ne do t’i kthemi turizmit malor, që do të ketë një hapësirë gjithnjë e në rritje.
(d.b/BalkanWeb)