PDK, Nard Ndoka: Keka kërcënohej nga eksponentë të PD
Ndoka rrëfen se bisedoi sot me Kekën, vetëm 5 minuta para se të ndodhte shpërthimi. “ E mora më pas ne telefon, 3 herë, por ai nuk mu përgjigj". Ndoka rrefen se Keka i kishte treguar se kercenohej nga eksponente te PD
TIRANE-Kryetari i PDK-së pohoi sot se Kryetari i degës së PDK në Malësinë e Madhe, Aleks Keka që u gjet i vdekur pas shpërthimit të makinës së tij në aksin Koplik-Shkodër, është kërcënuar më parë. Në një lidhje telefonike për TVNews24, Ndoka deklaroi se Keka ishte kërcënuar dhe këtë ja kishte pohuar ketë edhe kryetarit të partisë. Sipas Ndokës, kërcënimet ndaj Kekës ishin bërë të shpeshta pas deklaratave në Shkodër të kryetares së parlamentit Jozefina Topalli për të shpërfillur PDK –në në këto zgjehdje parlamentare. Ndoka rrëfen se bisedoi me Kekën, vetëm 5 minuta para se të ndodhte shpërthimi. “ E mora më pas ne telefon, 3 herë, por ai nuk mu përgjigj. Pastaj mësova për ngjarjen, mbërrita menjëherë në vendgjarje. Dukej gjithcka se kishim të bënim me një akt të pastër terrorist”, pohon Ndoka për News24. Sipas tij, shpërthimi ka qënë i telekomanduar dhe si pasojë makina e Kekës ka dalë jashtë rruge.
Ndoka sqaron se Keka kishte patur kërcënime të vazhdueshme. “Keka u kërcënua vazhdimisht nga eksponentë të PD-së. Për këtë le të përgjigjet policia, pasi ajo ka cdo informacion”, thotë Ndoka. Sipas tij, kërcënimet për PDK-në, nisën kur Topalli po bënte fushatë kundër partisë të tij në zonën e Shkodrës. “Dihet gjuha e Topallit, ajo është një mostër e politikës shqiptare”, shprehet Ndoka për News24.
Ngjarja në këtë prag fushate sipas Ndokës ka domethënie, megjithatë Kryetari i demokristianëve bëri thirrje për qetësi dhe kërkoi nga Policia e Shtetit zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)