E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ngushëllon Presidentin Obama për ngjarjen tragjike në Shkollën "Sandy Hook Elementary", në Connecticut

Kryeministri Berisha i dërgoi sot një telegram Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Barack Obama, ku shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ngjarjen tragjike të ndodhur në shkollën "Sandy Hook Elementary", në Connecticut.

Në këtë mesazh kryeministri Berisha shkruan:

"Ngjarja tragjike në qytetin e Newtown, Connecticut, në të cilën humbën jetën 26 qytetarë amerikanë, prej të cilëve 20 fëmijë të pafajshëm, ishte një lajm tronditës për mua dhe për të gjithë shqiptarët.

Duke u shprehur familjeve të viktimave, popullit amerikan dhe Juve, zoti President, ngushëllimet më të sinqerta, lutem së bashku me Ju, që shpirtrat e pafajshëm të fëmijëve, viktima të këtij akti të tmerrshëm, të gjejnë paqen e merituar.

Me respekt,

Sali Berisha”


15/12/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›