E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha ngushëllon kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski dhe familjen e të ndjerit Kiro Gligorov

Kryeministri Berisha nëpërmjet një mesazhi drejtuar Kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës së Maqedonisë Kiro Gligorov.

Në mesazhin, drejtuar kryeministrit maqedonas dhe familjarëve të të ndjerit Gligorov, kryeministri Berisha shprehet:

"Vdekja e ish Presidentit të Republikës së Maqedonisë Kiro Gligorov, është një humbje e madhe për Maqedoninë dhe miqtë e saj në Rajon dhe në botë.

Si  themelues i shtetit të pavarur të Maqedonisë dhe presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i saj, Kiro Gligorov dha një kontribut të çmuar në paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe të rajonit të jugut të Ballkanit, si dhe në bashkëpunimin rajonal.

Me urtësi dhe vendosmëri Gligorov përballoi përpjekjet  për përfshirjen e Republikës së Maqedonisë nën ombrellën e Serbisë,  si dhe përpjekje të tjera që synonin  skenarë të tjerë për këtë vend mik.

Me këtë rast dëshiroj T’ju shpreh Ju zoti kryeministër  dhe familjes së të ndierit Gligorov, ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë të vendit mik dhe të lutem bashkë me Ju, që shpirti i presidentit Gligorov të gjejë paqen e merituar."


02/01/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›