Kryeministri Berisha viziton të lindurin e parë të vitit 2012 në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”
Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha, vizituan sot paradite fëmijën e parë të vitit 2012, të lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë.
Të shoqëruar nga drejtori i maternitetit Dr. Halim Kosova, Kryeministri dhe zonja Berisha u interesuan për shëndetin e foshnjës dhe të nënës, të cilëve u uruan, gjithashtu, Vitin e Ri, fat, shëndet e lumturi.
Më pas, në një prononcim për mediat e pranishme, Kryeministri Berisha u shpreh:
“Aleksandri i hapi sytë pak minuta pasi akrepat e orës shënuan vitin e ri. I uroj nga zemra, jetë të gjatë, të lumtur, të shëndetshme, sëbashku me prindërit, me vëllezër dhe motra të tjerë, sepse ishte fëmija i parë. Nënës, i uroj shumë shëndet, gëzime, fëmijë të tjerë dhe mbarësi në jetën e saj. I uroj Aleksandrit të festojë 200 vjetorin e Shqipërisë së pavarur. Lindi në ditën e parë të vitit të 100 vjetorit, urojmë të festojë 200 vjetorin.
Në Durrës lindi fëmija i parë në Shqipëri, edhe atij i uroj nga zemra shumë shëndet, gëzime prindërve të tij, uroj që edhe ai të festojë 200 vjetorin e shqipërisë së pavarur.
Fjalët që më erdhën ndër mend kur dëgjova për këto lindje djemsh ishin këto: rilindën sot Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, pra i lindën Shqipërisë edhe njëherë burrat më të shquar të saj.
Gëzuar të gjithëve vitin e ri.
Gëzuar çdo shqiptari.
Gëzuar të gjithë fëmijëve, të moshuarve, të rriturve, burrave, grave. Një vit plotë mbarësi, shëndet dhe suksese. Një vit të madh për Shqipërinë.
Gëzuar!”
01/01/2012