E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni humbet shumicën, dorëheqja bëhet e pa evitueshme

Silvio Berlusconi, Reforme Minister Umberto Bossi

Berluskoni nuk ka më shumicën në parlament. Masat për kursim në parlament janë miratuar me një shumicë të brishtë, me 308 vota pro (miratimi u arrit për shkak se 321 deputetë nuk votuan kundër por nuk morën pjesë fare ne votim). Kryetari i opozitës, Pier Luigi Bersani është shprehur se tani nuk ka rrugëzgjidhje tjetër veç dorëheqjes së Berluskonit. Ai ka kërcënuar se në të kundër do jenë ata të cilët do të gjejnë rrugën për ta larguar nga pushteti.

Masat morën 308 vota ndërsa mazhoranca qeverisëse ka 318 anëtarë të dhomës së ulët në parlamentin italian. Të gjithë deputetët e tjerë nuk kanë votuar kundër por nuk kanë marrë pjesë në votim.

Në fillim Greqia. Pastaj Italia? Të dy vendet e eurozonës kanë marrë hua me kushte nga FMN-ja. Tashmë pas largimit të kryeministrit grek Papandreu të njëjtin fat duket se e pret e homologun e tij Italian, Silvi Berluskonin.

Kryeministri Italian përveç se nuk ka besimin e italianëve ka humbur edhe besimin e ndërkombëtarëve.

Aleati kyç i tij, Umberto Bosi i ka bërë thirrje për dorëheqje. Historia mund të përsëritet, pasi ishte po ky aleat i cili e rrëzoi Berluskonin nga qeveria e vitit 1994.

Mazhoranca e Berluskonit mund të thërrmohet edhe më tej pasi kërcënimet e tjera për rebelimi brenda koalicionit nuk mundojnë.

Kryeministri italian beson se e ka ende mbështetjen për të vazhduar i qetë qeverisjen deri në fund të mandatit dhe gjithashtu ka mohuar zërat për një dorëheqje të mundshme.

Në vitin 1994, Umberto Bosi nxori partinë e tij nga koalicioni dhe paraqiti mocion mosbesimi në parlament. Gjë e cila rezultoi me rrëzimin e qeverisë. Kjo u quajt nga mediat si gjullurdi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›