Kryeministri Berisha pershendet vendimin e PE-se per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare
Zonja dhe zoterinj
Te dashur qytetare e qytetare shqiptare
Sot eshte nje dite krenarie per mbare qytetaret shqiptare. Data 7 tetor e vitit 2010 dita ne te cilen Parlamenti Europian votoi per heqjen e vizave per shqiptaret do te shkruhet me germa te arta ne memorien e kombit tone si ngjarja me madhore ne udhen e tij te mundimshme shekullore drejt Europes si zhvillimi me i madhe pas shembjes se diktatures se eger komuniste per lirite dinjitetin e shqiptareve dhe procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Europian. Ky votim i ligjvenesve te 27 kombeve anetare te BE-se ne mbeshtetje te vendimit te Komisionit Europian per heqjen e vizave per Shqiperine eshte edhe kurora me e ndritur e perpjekjeve mbinjerezore per liri dinjitet dhe integrim europian te kombit qe vetem dy dekada me pare ishte dhe kombi me i izoluar me i vetmuar me i vetharruar dhe harruar i planetit te kombit qe vetem 20 vjet me pare rrezimin e perdes se hekurt do ta shenonte me eksode biblike dhe largim masiv nga vendi i tij barbarisht dhe teresisht i shkaterruar nga diktatura me e pameshire e kohes. Ky vendim eshte njekohesisht edhe votebesimi me i fuqishem me suprem i tempullit te demokracise europiane perfaqesuesve ligjvenes te 27 vendeve anetare te BE-se ndaj suksesit te reformave te thella e te gjithanshme te ndermarra nga qeveria shqiptare.
Ky votebesim historik u be i mundur para se gjithash dhe mbi te gjitha nga lufta me zero tolerance ndaj krimit te organizuar cmontimit dhe vendosjes para ligjit te mafies dhe boseve te saj te mbi 200 bandave te krimit te organizuar qe kontrollonin porte aeroporte qytete qarqe te tera te vendit dhe shnderrimi i Shqiperise ne nje nder vendet me te sigurta ne rajon e me gjere.
Ky vendim epokal per lirine dhe dinjitetin e shqiptareve u be i mundur nga lufta me zero tolerance ndaj korrupsionit lufta per te cilen qeveria u njoh si kampione per reformat e saj te medha por po ashtu edhe per vendosjen para ligjit te qindra zyrtareve te korruptuar .
Ky votebesim historik i Parlamentit Europian ne mbeshtetje te vendimit te Komisionit Europian per heqjen e vizave per shqiptaret u be i mundur vetem e vetem nga anetaresimi i Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut shnderrimi i saj ne nje vend qe eksporton siguri dhe stabilitet ne vende te tjera.
Vota e sotme e Parlamentit Europian u be e mundur nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme te 28 qershorit te respektimit dhe garantimi i lirive dhe te drejtave te njeriut zgjerimi i tyre respektimi i plote i te gjitha lirive politike dhe lirive tjera ne Shqiperi.
Votebesimi historik i sotem i parlamentareve perfaqesues te te gjitha kombeve anetare te BE-se u be i mundur vetem e vetem me reformat e thella dhe te gjithanshme qe qeveria ndermori ne fushen e regjistrit dhe zyrave te gjendjes civile dokumenteve te identitetit te qytetareve shqiptareve te cilat bene qe ata sot te disponojne pasaportat biometrike dhe leternjoftimet me moderne te kohes.
Votebesimi me i madh i Parlamentit Europian per Shqiperine dhe shqiptaret u be i mundur vetem e vetem nga nenshkrimi dhe zbatimi i dhjetera marreveshjeve me vendet anetare te BE-se vendosja e sistemeve me moderne te kontrollit te kalimit te kufirit te analizes se riskut aplikimit te standardeve me te mira te emigracionit dhe ripranimit.
Pa te gjitha keto reforma dhe suksesin e tyre votimi i sotem nga Parlamenti Europian per heqjen e vizave do te ishte nje horizont i larget per Shqiperine dhe shqiptaret.
Por vendimi i sotem u be i mundur nga vleresimet e Komisionit Europian eksperteve te shumte te Komisionit dhe vendeve anetare mendimeve dhe vleresimeve te tyre te drejta objektive dhe te ndershme per suksesin e reformave ne Shqiperi dhe plotesimin nga autoritetet shqiptare te kerkesave te udherrefyesit per heqjen e vizave.
Natyrisht ky votebesim u be i mundur edhe nga fisnikeria ndjenjat miqesore dhe respekti per Shqiperine dhe shqiptaret i parlamentareve perfaqesues te vendeve anetare te BE-se. Ne kete kontekst parlamentaret europiane shprehen sot respektin njerezine por dhe miqesine e tyre ndaj Shqiperise dhe shqiptareve. Ndaj dhe une sot ketu para jush dua ti shpreh mirenjohjen time me te thelle Komisionit Europian per propozimin e tij per heqjen e vizave per Shqiperine Parlamentit Europian qe me votimin e tij historik per shqiptaret mbeshteti sot kete propozim te Komisionit nje mirenjohje te vecante dua ti shpreh Kryetarit te Parlamentit Europian kryetareve te grupeve parlamentare te Parlamentit Europian raportueses per Shqiperine kryetarit dhe anetareve te nenkomisionit per Shqiperine ne Parlamentin Europian te komisionit te Jashtem dhe komisionit te Lirive Civile miqve te shquar te Shqiperise dhe shqiptareve ne kete parlament te gjithe deputeteve qe mbeshteten fuqishem me 538 vota propozimin ne seancen plenare per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare mirenjohjen me te thelle atyre dhe vendeve te tyre por edhe garancite me te medha e me te plote te qeverise shqiptare per trajtimin e te gjitha kushteve te udherrefyesit si nje proces per tu konsoliduar gjithnje e me shume si nje program te vertete dhe te vazhdueshem per qeverine dhe autoritetet shqiptare.
Une gjithashtu nje falenderim dhe mirenjohje te thelle dua tu shpreh atyre qindra dhe mijera punonjesve te administrates shqiptare qe me punen perkushtimin profesionalizmin e tyre bene te mundur reformat dhe suksesin e tyre plotesimin e kushteve te udherrefyesit qe sollen votebesimin e sotem per Shqiperine.
Por une do ta mbyll kete konference duke shprehur falenderimin me te perzemert mirenjohjen me te pakufishme ndaj qeverive dhe taksapaguesve te vendeve anetare te Bashkimi Europian Komisionit Europian qeverise dhe taksapaguesve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe vendeve te tjera mike qe me bujarine dhe ndihmat e tyre prej miliarda eurosh ne mijera e mijera projekte gjate gjithe ketyre viteve bene te mundur suksesin e reformave ne Shqiperi dhe vendimin e sotem historik te ligjvenesve europiane per lirine dhe dinjitetin e shqiptareve per levizjen e tyre te lire ne mbare Europen.
Zoti i bekofte ato kombet dhe vendet e tyre
Pyetje Zoti Kryeminister sot krahas votimit ne Parlamentin Europian ka pasur nje debat se sa eshte ky vendim merite e Bashkimit Europian dhe sa eshte merite e reformave te ndermarra per realizimin e heqjes se vizave
Se dytine korrik te vitit 2009 kur shpallet koalicionin thate se ishte koalicioni i integrimit. Sot si ndjeheni me kete koalicion
Kryeministri Berisha Mendoj se debati ka trajtuar te dy anet e ketij problemi. Pa reformat dhe suksesin e tyre ky proces nuk mund te ndodhte por pa dashamiresine miqesine dhe mendjet iluministe te tilla do ti quaja sepse ky nuk eshte nje proces i thjeshte per vendet anetare te Bashkimi Europian udheheqjen e tyre politike Parlamenti Europian duke iu permbajtur parimit te lirise dhe duke i perparesuar keto parime mori kete vendim historik. Ndaj sic e theksova edhe ne fjalen time ketu ka nje kombinim te te dy ketyre aspekteve kryesore qe sollen kete vendim dhe qe pritet vendimi final i Keshillit te Ministrave gjate muajve qe vijne.
Natyrisht kjo qeveria ka pasur ka dhe do te kete si program kryesor te saj integrimin e e vendit ne Bashkimin Europian si projektin me madhor te shqiptareve per te ardhmen e tyre. Keshtu qe ne jemi te vendosur te marrin cdo vendim cdo reforme dhe cdo ligj ne menyre qe ky proces te eci si nje proces i bazuar ne merite.
Pyetje Sa optimist ndjeheni per vendimin qe pritet te marre Keshilli i Ministrave te Brendshem te BE-se ne muajin nentor pas ketij vendimi te sotem te PE-se
Kryeministri Berisha Une jam optimist por krahas optimizmit dua te shpreh garancine time te plote ndaj te gjitha vendeve anetare qe qeveria shqiptare e merr kete si nje proces qe duhet te konsolidohet gjithnje e me shume se qeveria shqiptare eshte e gatshme te permbushe cdo detyrim qe rrjedh nga ky proces dhe te vendose te gjitha format me te pershtatshme te bashkepunimit me secilin vend anetar ne menyre qe procesi i heqjes se perkohshme te vizave per shqiptaret te mos krijoje as edhe shqetesimin me te vogel per vendet anetare te BE-se. Ndaj edhe theksoj se udherrefyesi eshte dhe do te vazhdoje te mbetet nje program pune per qeverine shqiptare. Udherrefyesi per vizat i cili ka rreth 120 kerkesa eshte gjithashtu dokument themelor per reformat qe kemi ndermarre e do te ndermarrin sepse faktikisht rezultante jane vizat por synimi i tyre jane nje teresi standardesh kriteresh e praktikash te cilat duhet te konsolidohen ne menyre qe Shqiperia te eci e sigurt drejt procesit te integrimit ne Bashkimin Europian.
Pyetje Zoti Kryeminister pati nje deklarate te forte dje nga ana e ambasada amerikane lidhur me ligjin per Gjykaten Administrative. Ambasada amerikane u shpreh e genjyer per mos kalimin e ketij ligji ne parlament. A keni nje koment per kete
Kryeministri Berisha Une nuk dua ta bej kete ceshtje te nje debati. Ajo cka une dua eshte te ftoj edhe nje here zotin Rama te votojme ligjin per Gjykaten Administrative sepse menyra me e mire per te korrigjuar gabimin e bere e per te shprehur edhe nje pendim per ate qendrim eshte te votojme kete ligj. Eumlshte e paimagjinueshme per taksapaguesit amerikane per Agjencine Nderkombetare Amerikane te Ndihmes dhe Zhvillimit te cilet gjate ketyre 18 viteve kane investuar ne kete vend ne qindra e mijera projekte ne te kater anet e vendit e ne te gjitha fushat mbi 700-800 milion dollare dhe tani te sillet ne nje menyre te tille shume shume te papranueshme. Ligji per Gjykaten Administrative eshte nje ligj per te cilin interesi eshte i barabarte per te gjitha forcat politike dhe per te gjithe biznesin shqiptar. Por ky ligj dhe ky program ishte i domosdoshem edhe per vleresimin e metejshem per statusin Kompakt te Shqiperise cka nenkupton qindra milion dollare te tjere ne rast se do te fitohej per infrastrukturen shkollat spitalet investime nga qeveria amerikane ne Shqiperi. Keshtu pa hyre ne aspekte te tjera do te jete pergjigja me e mire dhe me e domosdoshme ta votojme ligjin ne seancen e pare te parlamentit. Mendoj se cdo njeri duhet te shqyrtoje veprimtarine e tij dhe duhet te gjeje forca per te korrigjuar qendrimet e tij te gabuara dhe ka mundesi te plote qe ky qendrim te korrigjohet edhe per te mbledhur parlamentin para kohe ne qofte se opozita deshiron dhe per te votuar ne si shumice te gjitha amendamentet qe opozita i gjykon te domosdoshme ne menyre qe ky trup gjyqesor jetik per vendin te ngrihet ne standardet me te mira te paanesise pavaresise dhe funksionalitetit.
07/10/2010