E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Zv/Presidentin e grupit Zamil Al- Zamil nga Arabia Saudite

Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësuesin e grupit Zamil Al- Zamil nga Arabia Saudite.

Zv/Presidenti i këtij grupi, zoti Zamil A. Al-Zamil përgëzoi Kryeministrin Berisha për ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Shqipëri dhe mundësitë që iu ofrohen investitorëve.

Për këtë arësye grupi Zamil Al-Zamil ka vendosur të çelë në Shqipëri  Zyrën e Përfaqësimit për Evropën,  me qëllim shtrirjen e investimeve në petrokimi dhe në porte.

Kryeministri Berisha falenderoi grupin Zamil Al-Zamil për zgjedhjen e Shqipërisë si qendër për drejtimin e investimeve të tyre. Kryeministri Berisha i njohu edhe me reformat ekonomike në vend dhe mundësitë që ofron Shqipëria për realizimin e projekteve të tyre dhe i siguroi se qeveria e tij me strukturat përkatëse do të lehtësojë dhe mbështesë investimet e tyre.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›