E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret përfaqësuesit e Grupit izraelit D&N dhe Swisseuroconsult Office.

Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësuesin e Grupit izraelit D&N, zotin Nadav Barzilay Korem dhe përfaqësuesin e Zyrës Swisseuroconsult Office, zotin Nazifi Haki.

Grupi izraelit prezantoi tek Kryeministri Berisha disa projekt-ide për investime në industrinë farmaceutike, ushqimore dhe në tekstile.

Në projektet e tyre përfshihen edhe studime për ndërtimin e qëndrave spitalore,aeroporte, porte dhe hotele.

Kryeministri Berisha i falenderoi investitorët izraelitë për interesin e shprehur për të investuar në Shqipëri dhe i garantoi se pas prezantimit të projekteve, administrata e tij do të mbështësë  përshpejtimin e procedurave për zbatimin e tyre në terren.     

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›