Kryeministri Berisha pret Ambasadorin e ri të Japonisë, z. Hiroyasu Ando
Sot, Kryeministri Berisha, priti në takim Ambasadorin e ri të Japonisë, z. Hiroyasu Ando, me rastin e fillimit të misionit të tij në Shqipëri.
Kryeministri Berisha, duke uruar Ambasadorin Ando për detyrën e re si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Japonisë në Shqipëri, shprehu kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Japonia, theksoi Kryeministri Berisha, ka qenë ndër donatorët e rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë në fusha të ndryshme. Në takim, Kryeministri i kërkoi Ambasadorit japonez që me punën e tij të nxisë më tej interesimin e kompanive japoneze të investojnë në Shqipëri.
Ambasadori Ando, shprehu falënderimet e tij për mbështetjen dhe interesimin që Kryeministri dhe qeveria shqiptare i kushton zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve tona, duke theksuar se vizita e Kryeministrit në shkurt të vitit të kaluar hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Ambasadori Ando shprehu falënderimet për përkrahjen që qeveria shqiptare ka dhënë për kandidaturat japoneze në organizmat ndërkombëtare.
14/01/2009