E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8438,  DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1,  dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Në ligjin nr.8438, datë 28.12.2008, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në shkronjën “b”, të pikës 1, të nenit 2, “Përkufizime”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) Në nënndarjen “iii”, shprehja “... shoqëri tregtare, e themeluar sipas ligjit nr.7638, datë 19.11.1992, “Për shoqëritë tregtare”,...”, zëvendësohet me “...shoqëri tregtare, e themeluar sipas ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”...”;
b) Në nënndarjen “iv”, shprehja “... format e parashikuara nga ligji nr.7638, datë 19.11.1992, “Për shoqëritë tregtare”...”, zëvendësohet me “... format e parashikuara nga ligji nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”...”.

Neni 2

Pas pikës 6, të nenit 8/1, “Të ardhurat e përjashtuara”, shtohet pika 7, me këtë përmbajtje:

“7. Të ardhurat, e përfituara si rezultat i kompensimit financiar, për         ish-pronarët dhe të përndjekurit politikë.”.

Neni 3

Në shkronjën “ll”, të nenit 12/3, shprehja “... mbi kufijtë e përcaktuar në nenin 36/1, të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”,...”, zëvendësohet me “... mbi kufijtë e përcaktuar në nenin 59, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ...”.

Neni 4

Në nenin 19, “Fitimi i tatueshëm”, shprehja “... në përputhje me ligjin nr.7661, datë 19.1.1993, “Për kontabilitetin”,...” zëvendësohet me “... në përputhje me ligjin nr.9228, datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”,...”.

Neni 5

Në nenin 21, “Shpenzime të panjohura”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) Në shkronjën “nj”, të pikës 1, shprehja “... mbi kufijtë e përcaktuar në nenin 36/1, të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ...” zëvendësohet me “... mbi kufijtë e përcaktuar në nenin 59, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”,...”.
b) Në pikën 3, shprehja “... që nuk janë themeluar sipas ligjit nr.7638, datë 19.11.1992, “Për shoqëritë tregtare”,...”, zëvendësohet me “... që nuk janë themeluar sipas ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”,...”.

Neni 6

Neni 23 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 23
Inventari

Njohja fillestare (me kosto) dhe vlerësimi i inventarit, në fund të periudhës tatimore bëhen sipas metodave të përcaktuara në ligjin nr.9228,              datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të cilat duhet të zbatohen në mënyrë sistematike.

Zhvlerësimi dhe rivlerësimi i inventarit, pas njohjes fillestare, sipas përcaktimeve të ligjit të mësipërm, nuk njihen për efekt të llogaritjes së fitimit të tatueshëm. Ky rregull zbatohet edhe për aktivet financiare dhe aktivet jomateriale.”.

Neni 7

Në nenin 25, “Rezervat speciale për bankat dhe shoqëritë e sigurimit”, shprehja “... të krijuara në përputhje me ligjin nr.8081, datë 7.3.1996, “Për veprimtaritë e sigurimit dhe të risigurimit”,...”, zëvendësohet me “... të krijuara në përputhje me ligjin  nr.9267, datë 29.7.2004, “Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime”,...”.

Neni 8

Neni 26 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 26
Pjesëmarrjet, që përjashtohen nga tatimi mbi fitimin

Në përcaktimin e fitimit të tatueshëm të një personi rezident përjashtohen, si të ardhura, dividentët dhe ndarjet e fitimit, kur ato shpërndahen nga shoqëritë e ortakëritë rezidente, që janë subjekte të tatimit mbi fitimin, pavarësisht nga kuota e pjesëmarrjes, në vlerë ose në numër, të kapitalit aksioner, të së drejtës së votës apo të pjesëmarrjes në kapitalin fillestar apo aksioner, te përfituesit.”.

Neni 9

Në pikën 1, të nenit 33/1, “Destinimi i fitimit”, shprehja “...në përputhje edhe me dispozitat e nenit 56, të ligjit nr.7638, datë 19.11.1992, “Për shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, ...”, zëvendësohet me “...sipas                 ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, ...”.

Neni 10

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI


14/01/2009 Votoni per projektligjin PO:       JO: 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›