E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Philippe Suinen administrator i pergjithshem i Agjencise se Valonias per Investimet e Huaja dhe ambasadorin Marc Michielsen

Kryeministri Berisha priti zotin Philippe Suinen administratorin e pergjithshem te Agjencise se Valonias Wallonia per Investimet e Huaja. Delegacioni i kryesuar nga Zoti Philippe Suinen shoqerohej nga ambasadori i Belgjikes per Shqiperine rezident ne Sofie Bullgari zotin Marc Michielsen.

Ambasadori belg e pergezoi Kryeministrin per arritjen historike liberalizimin e vizave pasoje e reformave te gjithanshme te ndermarre nga qeveria shqiptare. Ambasadori Michielsen shprehu mbeshtetjen e qeverise dhe vendit te tij i cili mban presidencen e radhes se Bashkimit Europian per bashkepunimin e frytshem e te gjithanshem me qeverine shqiptare ne interesin me te mire te Shqiperise dhe BE-se.

Kryeministri Berisha falenderoi qeverine e Belgjikes per kontributin e dhene per liberalizimin e vizave per shqiptaret. Kryeministri e garantoi ambasadorin Michielsen se qeveria e tij krahas punes parandaluese do te vazhdoje te bashkepunoje me qeverite e vendeve europiane per te shmangur cdo lloj abuzimi me kete proces dhe justifikuar besimin e tyre ndaj Shqiperise dhe shqiptareve. Pas renies se perdes se hekurt liberalizimi i vizave - tha Kryeministri - eshte arritje e madhe per lirine dhe dinjitetin e shqiptareve.

Duke u ndalur ne marredheniet dypaleshe ne takim u vleresua se marredheniet shume te mira me Belgjiken ne fushen politike dhe diplomatike jane shoqeruar edhe me forcimin e marredhenieve ekonomiko-tregtare. Ambasadori Michielsen u shpreh se pjesemarrja jone si te ftuar nderi ne panairin Klik Ekspo Klik duke perfaqesuar 11 kompani belge eshte deshmi e forcimit te marredhenieve midis dy vendeve. Vendi im - tha ambasadori Michielsen - ju garanton edhe nje here mbeshtetjen ne vazhdim per forcimin e marredhenieve ekonomike dhe tregtare. Titullin si mysafir nderi ne kete panair ku ne marrim pjese qe ne vitin 2006 ju premtojme se do ta justifikojme nepermjet shtimit te fluksit te investimeve belge ne Shqiperi. Ne qofte se ju duhen histori suksesi nga investitoret e huaj ne Shqiperi - vijoi ambasadori Michielsen -shtojini atyre dhe dy raste suksesi te bashkepunimit te kompanive belge me ato shqiptare ne fushen e farmaceutikes.

Ndersa Zoti Philippe Suinen pasi e pergezoi Kryeministrin per arritjet e qeverise se tij i prezantoi dy fushat baze ku qeveria dhe kompanite belge kane paraqitur projekte per te filluar bashkepunimin fusha e shendetesise dhe ajo e perpunimit te mbetjeve. Partneret e kompanive dhe qeverise belge ne keto dy projekte jane Ministria e Transportit Ministria e Financave dhe BERZH. Zoti Suinen informoi se ka perfunduar studimi i fizibilitetit per perpunimin mbetjeve urbane dhe do te kalohet ne fazen e dyte. Gjithashtu pastrimi i ujerave te ndotura te Elbasanit eshte nje tjeter fushe me projekte ne zhvillim.

Kryeministri Berisha pasi i falenderoi per bashkepunimin e ofruar ne keto fusha i siguroi se ato perbenin prioritete te strategjise ekonomike te qeverise se tij. Kryeministri garantoi mbeshtetjen dhe bashkepunimin pa rezerva per suksesin e tyre.

Kryeministri Berisha ftoi investitoret belge qe krahas fushave te mesiperme te shtrinin aktivitetin e tyre edhe ne fusha te tjera me potencial te madh si energjia mineralet turizmi bujqesia mjedisi etj.. Ambicia jone - tha Kryeministri - per ta kthyer Shqiperine ne nje qender te prodhimit dhe eksportit te energjise perben nje potencial te madh per bizneset belge qe ne partnership me ato shqiptare te mund te perdorin gjeografikisht Shqiperine per tu shtrire ne tregun e rajonit dhe ate europian.

Zoti Suinen dhe ambasadori Michielsen i propozuan Kryeministrit bashkepunimin per te aktivizuar diasporen shqiptare e cila ka nje reputacion te mire ne Belgjike ne projekte biznesi te perbashket belgo-shqiptare e shoqeruar kjo me promovimin e imazhit te Shqiperise ne te gjitha aspektet duke theksuar potencialin e madh turistik te vendit.

Kryeministri Berisha i falenderoi dhe garantoi bashkepunimin konkret te qeverise se tij per forcimin e marredhenieve ekonomike dhe shtimin rasteve te historive te suksesit per bizneset belge ne Shqiperi.


26/11/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›