E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria shqiptare e italiane mbeshtetje financiare per zhvillimin e kompanive te Teknologjise se Informacionit e te Komunikimit

U prezantua sot programi i perbashket i Qeverise Italiane dhe Qeverise Shqiptare per te mbeshtetur me kredi me interesa te uleta bizneset e vogla dhe te mesme SME shqiptare me qellim zhvillimin e tyre.

Ne seminarin e organizuar ne Hotel Tirana per kete qellim moren pjese Zevendeskryeministri dhe Ministri i Ekonomise Z. Ilir Meta Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit Z. Genc Pollo Ambasadori italian ne vendin tone Z. Saba D Elia kompani shqiptare kryesisht te sektorit te Teknologjise se Informacionit e te Komunikimit si dhe eksperte italiane te fushes te cilet referuan mbi mundesite qe ekzistojne per kompanite shqiptare te sektorit te teknologjise se Informacionit per integrimin e tyre ne rajon dhe me gjere.

Gjate seminarit Ministri Pollo tha Cdo vend qe ka dashur te zhvillohet me shpejtesi qe ka dashur zhvillimin e vet ne histori ka gjetur menyra te ndryshme per ta bere kete me sukses. Sot Shqiperia kerkon me shpejtesi te perqafoje masivisht Teknologjite e Informacionit e te Komunikimit TIK ne menyre qe te ece perpara me hapa te shpejte te ngushtoje hendekun dhe te arrije vendet me te zhvilluara si ato te BE-se. Qeveria ka luajtur dhe po luan ne kete fushe rolin e saj te pazevendesueshem. Buxheti i ketij viti per projektet e TIK-ut eshte serish me i madh se buxheti i vitit te shkuar. Shqiperia ishte vendi i dyte ne rajonin Evrope- Amerike e Veriut qe mori cmimin nga OKB-ja per sherbimin publik te prokurimit elektronik pas Gjermanise. Por kjo nuk mund te arrihet pa partneritetin me sektorin e biznesit ne kete fushe dhe pa partneritetin me universitetet. Dhe ky ka qene thelbi i nje iniciative qe Kryeministri ka ndermarre para disa muajsh per te krijuar kete forum. Ne kemi realizuar nje bashkepunim shume te mire me partneret e biznesit dhe tashme ne bashkepunim me Ministrine e Ekonomise kemi realizuar kete forum per te shpjeguar me mire se si funksionon kjo kredi me vlere afro 30 mln Euro ne menyre qe kompani shqiptare sidomos ato te sektorit te TIK-ut te perfitojne prej saj. Eumlshte nje program i suksesshem per te cilen falenderojme Qeverine italiane nje tregues qe ne po koordinojme punen me donatoret qe mbeshtetjen e tyre ta drejtojme drejt fushes se TIK.

Programi kredise ka filluar te implementohet ne janar 2009 eshte i financuar nga Qeveria Italiane dhe Qeveria Shqiptare dhe perfshin tre komponente te rendesishem

bull 25 milion Euro eshte fondi i Linjes se Kredise ne favor te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme

bull 25 milion Euro eshte fondi per krijimin e Fondit te Garancise i cili mbeshtet ndermarrjet e vogla dhe te mesme per marrjen e kredive kur ato kane mungese kolaterali.

bull 1.7 milion Euro donacion per Asistencen Teknike per realizimin e Programit.

Ky seminar eshte ne vazhden e takimeve per njohjen dhe prezantimin e skemave financiare qe do te mundesojne mbeshtetjen e Qeverise shqiptare ne bashkepunim me donatoret per sektorin e TIK.

Para dy javesh Ministri Pollo prezantoi projektin e skemes se garancise qe USAID-i ofronte ne bashkepunim me banken Raiffeisen per lehtesimin e kredise te bizneseve te vogla e te mesme me fokus vecanerisht kompanite e TIK me vlere 12 milione USD.


19/11/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›