E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret delegacionin e Fondacionit “Konrad Adenauer”

Kryeministri Berisha priti sot delegacionin e Fondacionit “Konrad Adenauer”, të kryesuar nga zoti Willibold Frehner.

Kryeministri Berisha i shprehu zotit Frehner mirënjohjen për kontributin që Fondacioni “Kondrad Adenauer”, i cili është prezent me zyrën e tij në Shqipëri, ka dhënë në forcimin e institucioneve demokratike në vend.

Kryeministri e njohu më tej delegacionin me reformat e ndërmarra dhe arritjet e qeverisë shqiptare në vitet e fundit, veçanërisht në zhvillimin ekonomik të vendit, krijimin e një klime të favorshme për biznesin dhe investimet, në luftën kundër krimit, korrupsionit.

Z. Frehner i shprehu Kryeministrit vlerësimet për zhvillimet e mëdha pozitive të Shqipërisë gjatë këtyre viteve, në të gjitha aspektet. Duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm me qeverinë shqiptare, zoti Frehner i shprehu Kryeministrit Berisha gatishmërinë e fondacionit “Konrad Adenauer” për të forcuar edhe më tej këtë bashkëpunim, në shumë fusha.

Kryeministri Berisha e njohu delegacionin edhe me zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 8 majit, sipas një kornize ligjore konsensuale dhe në respekt të standarteve ndërkombëtare për zgjedhje të lira e të ndershme në vend.


17/05/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›