Presidenti Topi ngushëllon familjarët e aktores së shquar të skenës dhe ekranit shqiptar, Ferial Alibali

15 maj 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të aktores së shquar të skenës dhe kinematografisë shqiptare, Ferial Alibali.
“Të nderuar familjarë të së ndjerës Ferial,
Në këto momente dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë, aktores së paharuar të skenës dhe kinematografisë shqiptare, dëshiroj t’ju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta!
Talenti i Ferialit, që me pesëdhjetë rolet në teatër dhe portretizimet e saj kinematografike përcolli ndjeshmërinë e një artististeje të rrallë, do mbetet i paharruar si për ata që e njohën personalisht, ashtu edhe ata që e admiruan aktrimin e saj kudo nëpër Shqipëri dhe anembanë trevave ku jetojnë shqiptarë. Rolet e saj do të vazhdojnë të frymëzojnë brezat e ardhshëm të artisteve të reja me ndjenjat më të forta të dashurisë për skenën, ekranin dhe artin shqiptar.
Duke ndarë me ju dhimbjen për humbjen e pazëvendësueshme, shpreh bindjen se të gjithë artdashësit shqiptarë do t’i jenë përjetësisht mirënjohës Ferial Alibalit për veprën e saj dinjitoze si dhe për vlerat njerëzore, që ajo përçoi tek të gjithë ne.
Miqësisht,
Bamir TOPI”