Kryeministri Berisha pret drejtorin e Festivalit të Filmit “Giffoni”, zotin Claudio Gubitosi

Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim të përzemërt drejtorin e Festivalit të Giffonit, zotin Claudio Gubitosi.
Kryeministri Berisha i uroi mirëseardhjen zotit Gubitosi dhe shprehu vlerësimet e tij për organizimin e këtij aktiviteti kaq prestigjioz edhe në vendin tonë, siç është Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë “Giffoni”.
Kryeministri Berisha theksoi se ky eveniment është një shprehje e rëndësishme e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe një panoramë serioze e arritjeve të filmit për fëmijë dhe një rast shumë i mirë për shkëmbimin e eksperiencave dhe traditave mes të rinjve dhe fëmijëve nga e gjithë bota.
Drejtorin e Festivalit të Giffonit, zoti Claudio Gubitosi u shpreh mjaft i kënaqur për këtë takim, si dhe për faktin që ky takim koiçidonte me 40 vjetorin e festivalit të Filmit “Giffoni” dhe me 25 vjetorin e aktivitetit të këtij Festivali në Shqipëri.
Zoti Gubitosi e falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen që qeveria shqiptare ka dhënë dhe do të japë për këtë eveniment kaq të rëndësishëm kulturor dhe formues në vendin tonë, si dhe shprehu gatishmërinë për të çuar më tej lidhjet e ngushta dhe bashkëpunimin në kuadër të këtij aktivitetit të përvitshëm.
26/10/2009