E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Japonisë uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në këtë post

Kryeministri Sali Berisha ka marrë urimet e përzemërta të Kryeministrit të Japonisë, Yukio Hatoyama, për rizgjedhjen e tij në këtë post.

Në këtë mesazh urimi Kryeministri i Japonisë shprehet:

“Shkëlqesi,

Unë dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time të përzemërt për fjalët tuaja të ngrohta të urimit për riemërimin tim si Kryeministër i Japonisë.

Unë gjithashtu dëshiroj t’ju përcjell urimet më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikë së Shqipërisë, në shtator.

Unë do të vazhdoj të punoj në mënyrë aktive më Ju, Shkëlqesi, për të thelluar më tej marrëdhëniet e mira ekzistuese mes dy vendeve tona dhe kam besim të plotë në mirëkuptimin tuaj të thellë.

Sinqerisht Juaji,

Yukio Hatoyama

Kryeministër i Japonisë”


26/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›