E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret në takim përfaqësues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me përfaqësues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në këtë takim, Kryeministri i falënderoi ata për bashkëpunimin, ndihmën dhe mbështetjen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në financimin e projekteve publike.

Kryeministri Berisha vlerësoi gjithashtu mbështetjen për bashkëpunimin e mëtejshëm të qeverisë shqiptare me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në financimin e 3 projekteve kryesore të rëndësishme:

-       Projektet nacionale dhe rajonale të infrastrukturës rrugore;

-       Projektet rajonale të linjave të transmetimit të energjisë elektrike;

-       Projektin rajonal të ndërtimit të infrastrukturës hekurudhor

Gjithashtu, Kryeministri Sali Berisha siguroi angazhimin e qeverisë shqiptare që, së bashku me Bashkinë e Tiranës, për të marre kredi për financimin e 5.5 km të infrastrukturës rrugore të unazës së Tiranës.


28/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›