E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha niset për një vizitë njëditore në Bruksel

Kryeministri Sali Berisha ndodhet në Bruksel në një vizitë njëditore, për të marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Partive Popullore Evropiane.

Në këtë takim të nivelit të lartë do të jenë të pranishëm Presidenti i Këshillit të Europës, Fredrik REINFELDT, Presidenti i Komisionit Evropian,  José Manuel BARROSO, Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy BUZEK,  si dhe liderët evropianë si François FILLON, Angela MERKEL, Jan-Peter BALKENENDE, Jean-Claude JUNCKER, Herman VAN ROMPUY, Andrius KUBILIUS, Lawrence GONZI, Donald TUSK, Traian BASESCU,  Boyko BORISOV, Valdis DOMBROVSKIS, Jadranka KOSOR, Mikheil SAAKASHVILI, si dhe Zëvendëskancelari i Austrisë, Josef PRÖLL dhe Zëvendëskryeministrat e Danimarkës dhe Finlandës,  Lene ESPERSEN, Jyrki KATAINEN

Takimi i PPE do të zhvillohet në mesditë dhe do të drejtohet nga Presidenti i PPE, Wilfried MARTENS, i cili do të asistohet nga Sekretari i Përgjithshëm i PPE, Antonio LOPEZ-ISTURIZ dhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PPE në Parlamentin Evropian, Joseph DAUL.

Axhenda kryesore do të përqendrohet në përgatitjen e problematikës që do të diskutohet në Këshillin e Evropës, i cili zhvillohet paralel me samitin e PPE në datat 29-30 tetor në Bruksel.

 


29/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›