E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret në takim z. Branko Bistrovic, president i Unionit Adriatik të Kishës Adventiste në Shqipëri

Kryeministri Berisha priti sot në një takim zotin Branko Bistrovic, president i Unionit Adriatik  të Kishës Adventiste, i cili i shprehu mirënjohjen për mbështetjen që ka pasur komuniteti  i kësaj kishe në ambientin e bashkëjetesës fetare që karakterizon Shqipërinë.

Kryeministri Berisha vlerësoi prezencën e Kishës Adventiste, si pjesë e diversitetit të besimeve fetare në vendin tonë. “Respekti ndaj besimit të të tjerëve - tha ai - është një nga vlerat më themelore të qytetërimit shqiptar. Ai është trashëguar brez pas brezi, në kundërshtim me përpjekjet e pushtuesve për të përdorur diversitetin e besimeve si mjet përçarje, apo të komunizmit për ta fshirë nga ndërgjegjja kombëtare”.

Kryeministri premtoi mbështetjen e qeverisë së tij për iniciativat e Kishës Adventiste në fushën e bashkëpunimit ndër fetar, kulturës dhe solidaritetit social. Në takim morën pjesë edhe z. Leo Espana, President i Kishës  Adventiste në Shqipëri dhe z. Julian Kastrati, sekretar Ekzekutiv i Kishës Adventiste në Shqipëri


02/10/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›