E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret profesorët nga Jordania Prof. Dr. Muhamed Mufaku Al Arnaud dhe Prof. Oriab Mohammad Alranataw

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Prof. Dr. Muhamed Mufaku Al Arnaud dhe Prof. Oriab Mohammad Alranataw, drejtor i Qendrës për Studime Politike, Universiteti  Al Al-Bayt, Aman, Jordani. Prof. Al Arnaud është përfaqësues i rëndësishëm i diasporës shqiptare në vendet arabe. Personalitetet akademike i shprehën Kryeministrit  Berisha urimet për fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit  dhe i uruan atij suksese në mandatin e dytë qeverisës.

Kryeministri Berisha i falenderoi miqtë për ndihmesën e madhe që japin në forcimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve arabe. Në takim u bisedua edhe për mundësitë e intensifikimit të këtij bashkëpunimi.


31/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›