E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha uron zotin Anders Fogh Rasmussen me rastin e fillimit të detyrës si sekretar i përgjithshëm i NATO-s

Kryeministri Berisha i dërgoi një mesazh urimi, zotit Anders Fogh Rasmussen me rastin e fillimit të detyrës si sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Në mesazhin e tij, kryeministri Berisha u shpreh:

I nderuar Zoti Sekretar i Përgjithshëm, Rasmussen,

Kam kënaqësinë e veçantë, që me rastin e fillimit të detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, t’ju dërgoj, në emrin tim dhe të Qeverisë Shqiptare përshëndetjet më të përzemërta e miqësore, si edhe urimet më të mira për suksese në këtë detyrë të lartë e jashtëzakonisht të rëndësishme.

Qeveria shqiptare dhe unë personalisht ndajmë bindjen e thellë, se me përvojën, përkushtimin dhe vizionin tuaj, Aleanca e Atlantikut të Veriut do të  njohë arritje të reja të rëndësishme në misionin e saj sublim të paqes e sigurisë euroatlantike e më gjerë, bazuar në parimet dhe vlerat e përbashkëta të vendeve anëtare.

Duke ju uruar edhe një herë për sukses të plotë dhe duke ju shprehur dëshirën time t’ju pres në Tiranë, në kohën më të përshtatshme për ju, pranoni, i dashur mik, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.

 

Juaji

 

 

 

Sali BERISHA


01/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›