Kryeministri Berisha priti në takim ambasadorin e Egjiptit në Shqipëri, zotin Ahmed Hassan Abdellah
Kryeministri Berisha priti sot në takim ambasadorin e Egjiptit në Shqipëri, zotin Ahmed Hassan Abdellah, i cili e informoi kryeministrin për situatën dhe zhvillimet e fundit politike në Egjipt.
Kryeministri Berisha e falenderoi ambasadorin Abdellah përzemërsisht për ekspozenë e situatës dhe e siguroi ambasadorin se për Shqipërinë, Egjipti është dhe mbetet një vend mik mjaft i rëndësishëm.
Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i shprehur ambasadorit Abdellah mirënjohjen më të thellë për njohjen nga ana e Egjiptit, i cili përbën një nga shtetet me peshë të veçantë në arenën globale, të Republikës së Kosovës.
16/07/2013