E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha priti sot përfaqësues të kompanisë malajziane, Malajzian Mining Coorporation, MMC

Përfaqësuesit e kompanisë malajziane e falënderuan kryeministrin për pritjen dhe u shprehën se janë rezultatet e publikuara së fundmi mbi ekonominë shqiptare dhe performanca e saj që kanë bërë që kompania e tyre të marrë vendimin për të shtrirë investimet në Shqipëri. Ata shprehen interesin për të investuar në sektorin energjitik dhe atë të infrastrukturës, përfshirë atë rrugore e portuale.

Kryeministri Berisha i falenderoi për projekt idetë e propozuara dhe bëri një panoramë të potencialve të mëdha të Shqipërisë dhe të mundësive për investim si në sektorin e energjitikës, turizmit dhe infrastrukturës.

Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri siguroi investitorët malajzianë se në Shqipëri do të gjejnë një klimë të favorshme për bizneset e huaja, barrën fiskale më të ulët në Evropë si dhe i garantoi ata se do të kënë mbështetjen e plotë të qeverisë dhe strukturave të saj në përputhje me legjisacionin shqiptar, për ti çuar drejt suksesit projektet e tyre.


09/08/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›