E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takohet në Mynih me Presidenten e Republikës së Kosovës Ahtifete Jahjaga, si dhe me delegacionin e Kosovës pjesëmarrës në Konferencën e 49 të Sigurisë

Gjatë qëndrimit në  Mynih, Kryeministri Berisha zhvilloi një  takim të përzemërt e vëllazëror me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Ahtifete Jahjaga dhe delegacionin pjesëmarrës së Republikës së Kosovës në konferencë, ku merrnin pjesë Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës z. Enver Hoxhaj, Ministri për Çështjet e Sigurisë z. Agim Ceku dhe ambasadorët e të dy vendeve në Republikën Federale të Gjermanisë.

Gjatë takimit dhe drekës, Kryeministri Berisha  dhe Presidentja Jahjaga vlerësuan faktin se Republika e Kosovës është shndërruar tashmë në një faktor real e të rëndësishëm të paqes e sigurisë e bashkëpunimit në Rajon e më gjërë. Sikundër shprehen keqardhjen e thellë për fenomenin e albanofobisë, i cili është tërësisht i pabazuar dhe i mbështetur në mentalitete të tejkaluara dhe nuk i shërben aspak konsolidimit të paqes dhe bashkëpunimit në Rajon, por edhe projekteve madhore të integrimit europian të Rajonit.


03/02/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›