E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Presidentin e Komitetit Ndërkombëtarë të Lojërave Mesdhetare Amar Addadi

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Presidentin e Komitetit  Ndërkombëtarë të Lojërave Mesdhetare zotin Amar  Addadi.  

Presidenti i Komitetit  Ndërkombëtarë të Lojërave Mesdhetare zotin Amar  Addadi, gjatë këtij takimi bëri  një ekspozitë  të shkurtër  dhe dinjitoze të ekipeve shqiptare në lojërat  mesdhetare,  të cilat kanë dëshmuar dhe dëshmojnë  një performancë  të lartë  duke fituar edhe medalje të shumta.
Zoti  Addadi  i bëri të ditur kryeministri Berisha se bashkëpunimi me Komitetin  Olimpik shqiptarë është i shkëlqyer dhe kjo marrëdhënie do të vazhdojë edhe më tej.

Nga ana e tij kryeministri Berisha u shpreh se, qeveria  shqiptare do të mbështesë  të gjitha aktivitetet  që  do të organizojë  Komitetit Olimpik shqiptarë.  Kryeministri theksoi se, pjesëmarrja  në veprimtaritë  ndërkombëtare  krahas karakterit sportiv  i shërben edhe bashkëpunimit kulturorë, njohjes së  vlerave të kombeve të ndryshme dhe të historisë  së  vendeve të  rajoni.

Kryeministri tha se është i rëndësishëm  bashkëpunimi  shumë palësh dhe qeveria do të inkurajojë  zgjerimin e programit të bashkëpunimit me Komitetin e Lojërave të Mesdheut . 


24/06/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›