Kryeministri Berisha takon Presidentin e Komitetit Ndërkombëtarë të Lojërave Mesdhetare Amar Addadi
Kryeministri Berisha priti sot në një takim Presidentin e Komitetit Ndërkombëtarë të Lojërave Mesdhetare zotin Amar Addadi.
Presidenti i Komitetit Ndërkombëtarë të Lojërave Mesdhetare zotin Amar Addadi, gjatë këtij takimi bëri një ekspozitë të shkurtër dhe dinjitoze të ekipeve shqiptare në lojërat mesdhetare, të cilat kanë dëshmuar dhe dëshmojnë një performancë të lartë duke fituar edhe medalje të shumta.
Zoti Addadi i bëri të ditur kryeministri Berisha se bashkëpunimi me Komitetin Olimpik shqiptarë është i shkëlqyer dhe kjo marrëdhënie do të vazhdojë edhe më tej.
Nga ana e tij kryeministri Berisha u shpreh se, qeveria shqiptare do të mbështesë të gjitha aktivitetet që do të organizojë Komitetit Olimpik shqiptarë. Kryeministri theksoi se, pjesëmarrja në veprimtaritë ndërkombëtare krahas karakterit sportiv i shërben edhe bashkëpunimit kulturorë, njohjes së vlerave të kombeve të ndryshme dhe të historisë së vendeve të rajoni.
Kryeministri tha se është i rëndësishëm bashkëpunimi shumë palësh dhe qeveria do të inkurajojë zgjerimin e programit të bashkëpunimit me Komitetin e Lojërave të Mesdheut .
24/06/2011