Kryeministri Berisha takon biznesmenet ne qytetin e Elbasanit
Qeveria do t’i mbetet besnike edhe në 4 vitet e ardhshme filozofisë së uljes së taksave dhe klimës miqësore ndaj biznesit, model që çoi në hapjen e mijëra vendeve të punës dhe përballimin e fakteve të krizës globale. Në bashkëbisedimin me sipërmarrës të zonës së Elbasanit, kryeministri paralajmëroi një tjetër uljen të barrës fiskale për biznesin.
Kryeministri e quajti absurde idenë e kryetarit të opozitës për rritjen e taksave dhe vendosjen e taksës progresive.
“Ka një model tjetër që del në arenë, modeli I rritjes së taksave, model që aty ku është tentuar po con poshtë dhe nuk po përmirëson. U dashka që rrogën tënde ta përcaktojmë ne me taksën, jo ne këtë nuk e bëjmë.Taksa e sheshtë është taksë proporcionale, por nuk mund të jetë taksë gijotine dhe ne atë nuk e bëjmë ne kurrë”, u shpreh ai.
Modeli ekonomik që parashtron opozita sipas kryeministri ka në themel të saj armiqësinë ndaj bisnesit dhe investimeve të huaja.
“Instabiliteti konceptual i zotit Rama dhe njeriu qe del ne piedestal si fruti i tij ekonomik si zoti Kokedhima, askush nuk me besonte se ai ishte kryetar i Partisë Socialiste. Vjen ne skene me nje njeri qe eshte armik i betuar i investimeve te huaja. Ky model qe serviret eshte absolutisht i rrezikshem”, vlerësoi Kryeministri.
Përfaqësuesit e biznesit u shprehën pro uljes së taksave dhe në dijeni të plotë të modelit që ofron opozita.
Për vështirësitë që po has biznesi në marrjen e kredive nga bankat e nivelit të dytë, kryeministri propozoi dy zgjidhje.
“Po bëjmë gjithçka për të inkurajuar bankat me dollar dhe monedha të tjera dhe do t’i japë mundësi kreditit. Ne duhet të krijojmë bankën e zhvillimit dhe kjo do të ishte një zgjidhje më e vendosur ndaj kërkesës së ekonomisë për kredi, në këtë mandat duhet të kemi një bankë zhvillimi.
Sistemi i ri ankesave për do të jetë një nga ristë e mandatit të ardhshëm që sipas kryeministrit do të minimizojë burokracitë e administratës.
“Po kalojmë shumë shpejt në një sistem të ankesë së përgjithshme dixhitale. Ky sistem i nxjerr burokratët në dritën e diellit siç janë dhe pasi ti fut ankesën ajo lë gjurmë, e kemi gati sistemin, është sistemi më i shkëlqyer dhe sistemi nuk lejon që t’i ktheje përgjigje atij që është pas teje. Do bëhet dhe administrate me shpirt elektronik”, nënvizoi kreu i qeverisë.