E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA New Orleans te shtena ne paraden per Diten e Nenes

Ka arritur në 19 bilanci i të plagosurve nga të shtënat e një dite më parë në Nju Orlins ku disa plumba janë qëlluar drejt një turme që merrte pjesë në paradën muzikore të organizuar për festën e nënës. Mes të plagosurve janë dhe dy fëmijë të moshës 10 vjec, por gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme. Ndërkohë policia amerikane ëshët ende në ndjekje të tre të dyshuarve të cilët janë parë të largohen nga vendngjarja. Mes 19 të plagosurve ka 10 mburra dhe 7 gra, ndërkohë që dy janë fëmijë. Burime spitalore kanë konfirmuar se asnjeri prej tyre nuk ëshët në rrezik për jetën. Një zëdhënës i FBI-së ka konfirmuar se të shtënat në Paradën e Nju Orlins nuk kanë të bëjnë me një akt terrorizmi por vetëm pasojë e kuftës mes bandave. Kryebashkiaku i Nju Orlins Miç Lendrju ka bërë apel që kushdo që ka parë dicka apo di ndonjë informacion të bashkëpunojë me policinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›