E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon përfaqësuesin e kompanisë “Microsoft”, zotin Jan Muehlfeit

Kryeministri Berisha u takua sot me përfaqësuesin e Kompanisë “Microsoft”, z. Jan Muehlfeit
Kryeministri Berisha e njohu përfaqësuesin e Microsoft-it me prioritetin e qeverisë shqiptare “Shqipëria Dixhitale” dhe mirëpriti ndihmën dhe konsulencën e gjigantit të teknologjisë Microsoft në disa fusha specifike si arsimin, shëndetësia, etj.
Përfaqësuesi i Microsoft-it u zotua për mbështetje sidomos në fushën e trajnimeve (hapja e Microsoft IT Academy), hapja e një “Business Inovation Center” në Tiranë, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, dhe me disa gjigantë të tjerë të teknologjisë.
Microsoft gjithashtu do të ndihmojë me ekspertizë AKSHI-n (Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit) për modernizimin e Strategjisë së Shoqërisë së Informacionit dhe krijimin e një “plan veprimi” me hapa konkretë, si dhe ndihmën për kompanitë e reja në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
Përfaqësuesit e Microsoft-it patën gjithashtu takime me Ministrin e Shtetit z. Genc Pollo25/11/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›