Kryeministri Berisha uron Papa Franceskun
E uruan Atin e Shenjtë dhe i shtrënguan dorën. Morën bekimin e tij, duke pasur një datë në mendje
“Është në mënyrë të pamohueshme një bekim hyjnor për fitoren e ardhshme, për të mos thënë që edhe qielli vegoi. Por të ecim të sigurt drejt 23 qershorit, drejt fitores së bekuar nga Ati i Shenjtë.”
Beson kështu për shkak të historikut të vizitave të tij në Vatikan
“Nuk mund të mos theksoj një koincidencë fatlume në karrierën time politike. Që nga viti ’92 e gjer më sot, para çdo fitoreje elektorale, unë kam pasur fatin e madh të jem në Vatikan e të takohem me Atin e Shenjtë, nga Papa Gjon Pali II tek Papa Françesko I”.
Me ftesë të Selisë së Shenjtë, Kryeministri Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Topalli ndoqën meshën e inaugurimit të Papa Françeskut I, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ku ndodhi dhe të përshëndeteshin me të. E ftuan të vizitonte Shqipërinë
“Papa Françesko i ka zgjedhur të jetë papa i dhembshurisë njerëzore, i përkujdesjes për ata që janë në nevojë e të varfër. Pata rastin të shtrëngoj dorën shumë miqësisht dhe t’i uroj sukseset më të mëdha, në misionin e tij hyjnor në udhëheqje të Kishës Katolike botërore, por edhe ta ftoj të vijë në Shqipëri si një mik i madh e i shquar i popullit shqiptar”.
Në Vatikan ishte dhe kryeministri tjetër shqiptar, Hashim Thaçi në krye te delegacionit kosovar. Berisha pati gjithashtu një takim me të.