E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi seksual me femijet e rruges

Familjarët i nxjerrin në rrugë për t’i siguruar të ardhura. Kalimtarë të rastit përfitojnë për t’i kërkuar shërbime në këmbim të parave. Kjo është forma më e shpeshtë e abuzimit seksual me të miturit që shohim në kryqëzimet e kryqytetit duke larë xhamat e makinave apo kërkuar lëmoshë.

11 raste abuzimi seksual me fëmijët në situatë rruge denoncon grupimi i organizatave në mbrojtje të fëmijëve “Bashkë Kundër Trafikimit”. Numri i tyre mendohet të jetë më i madh, pasi OJF-të nuk janë të detyruara të raportojnë çdo rast dhe institutcionet qeveritare nuk kanë një database të dhënash. Tetë raste janë denoncuar në prokurorinë e Tiranës, por organi i akuzës ka pushuar cështjen për mungesë provash.

Organizatat për mbrojtjen e fëmijëve ngrenë shqetësimin se në vendin tonë mungojnë programet informuese për të miturit dhe prindërit, ndërkohë që në botë të miturit që në klasë të parë mësohen si t’i qëndrojnë larg situatave me risk.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›