E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha uron Presidentin e SHBA-së Obama

Në një koncert solemn të organizuar sot në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, që çeli dhe sezonin artistik të këtij institucioni,Berisha përcolli mesazhin e urimit për Presidentin Obama vetëm 30 minuta "pasi kombi i madh amerikan, por dhe mbarë njerëzimi, përjetuan inaguracionin e Barack Hysen Obamës si President i parë i SHBA-së me orgjinë afro- amerikane".Kreu i Qeverisë shqiptare e cilësoi fushatën e Presidentit Obama si një fushatë legjendare. Ai e konsideroi ish- presidentin Xhorxh W Bush një mik të madh të Shqipërisë sikundër dhe e konsideroi Presidentin e ri Barack Obama një tjetër mik të madh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›