Topi uron Presidentin e SHBA-së Barak Obama

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka uruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama me rastin e zgjedhjes në detyrën e tij. Topi e uron Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në emër të popullit shqiptar dhe në emrin e tij personal, duke i përcjell urimet më të mira e më të përzemërta për fitoren historike. Ndër të tjerash Presidenti Topi shkruan se Më lejoni, Zoti President që, me këtë rast, të ritheksoj besimin tim, se niveli i shkëlqyer që ka karakterizuar marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe SHBA-së, gjatë Presidencës Suaj, do të forcohet dhe zhvillohet më tej, në dobi të dy popujve tanë miq. Angazhimi i SHBA-së në mbështetje të popullit tim, përgjatë gjithë proceseve të brendshme demokratike-reformuese dhe sfidave atlantike-integruese, është për ne garanci inkurajuese për vazhdimësinë dhe kryerjen e suksesshme të tyre shprehet Topi