E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha uron besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit

Kryeministri Berisha  përshëndeti sot përzemërsisht të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, në fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ne urimin e tij Kryeministri Berisha shprehet:

"Në fillim të muajit të madhërueshëm të Ramazanit ju uroj mbarësi në familjet tuaja. Në mënyrë të vecantë, agjeruesëve u uroj përjetim sa më përmbushës të sakrificës së tyre, agjërim të lehtë e të pranuar.  Uroj që sakrifca fisnike dhe hyjnore e këtij muaji të madhërueshëm të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për ta, familjet dhe vendin tonë".


19/07/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›