Presidenti Topi i dërgon një mesazh ngushëllimi Presidentit izraelit Peres për viktimat në aeroportin e Burgasit

19 korrik 2012
Presidenti i Republikës, Bamir Topi në mesazhin dërguar Presidentit të Shtetit të Izraelit, Shimon Peres shkruan:
“Me indinjatë të thellë mësova lajmin tragjik për humbjen e jetëve të gjashtë qytetarëve izraelitë, në aeroportin e Burgasit, në Bullgari, nga një sulm barbar terrorist.
Ky sulm kriminal i grupeve terroriste ndaj njerëzve të thjeshtë, që cënon sigurinë dhe paqen në botë, tregon dhe një herë qartë se, lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar është detyrë e përhershme jo vetëm e aleancave politiko-ushtarake, por e të gjitha forcave përparimtare dhe vendeve demokratike të botës.
Populli dhe Shteti Shqiptar është pranë jush në këto momente të dhimbshme dhe u shpreh të gjithë familjarëve të viktimave dhe popullit mik izraelit, ngushëllimet më të sinqerta, duke u lutur që shpirtrat e tyre të prehen në paqe!”