Kryeministri Berisha vizitë zyrtare në Greqi, i ftuar në ceremoninë e përurimit të muzeut të ri të Akropolit

Kryeministri Sali Berisha, viziton në fundjavë vendin fqinj Greqinë, bëjnë të ditur burime zyrtare në kryeqytetin grek. Kreu i qeverisë Berisha do të marrë pjesë në ceremoninë për prerjen e shiritit të përurimit të muzeut i cili për publikun, në mënyrë të kufizuar do të hapet pas datës 21 qershor dhe disa ditë më pas, për të gjithë publikun. Më 20 qershor, gjatë ceremonisë përuruese, përveç kryeministrit shqiptar do të jenë të pranishëm edhe presidenti i Qipros D. Kristofias, ai Egjiptit Hosni Mubarak, kryeministri i Francës François Figion, ai i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, i Bullgarisë, Sergei Stanisef, Ministri i Jashtëm i Italisë Franco Frattini etj.
Ndërtimi i muzeut u projektua dhe nisi në vitin 1989 me nismën e Melina Merkurit, kur morën pjesë 500 firma arkitektonike nga e gjithë bota. Pas shumë peripecish punimet u arrit të përfundojnë javët e fundit.
...