E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri turk Taip Erdogan vizitë në Shqipëri, për përurimin e autostradës Durrës – Kukës

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan do të marrë pjesë në inaugurimin e autostradës Durrës-Kukës. Me 25 qershor kreu i shtetit turk Erdogan do të udhëtojë bashkë me kryeministrin Sali Berisha në përurimin e kësaj vepre gjigante. Autostrada po ndërtohet nga një kompani turko amerikane “Enka & Bechtel”, shkruan Anadoll duke shpjeguar se autoritetet shqiptare nisën të merrnin në konsideratë ndërtimin e kësaj rruge në 1999 gjatë luftës në Kosovë, por ishte pikërisht kryeministri Berisha, i cili nxiti dhe çoi në realizimin e këtij projekti. Autostrada do të lidhë bregdetin shqiptar me Kosovën duke reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit në këto destinacione. Kur rruga 160 kilometërshe të përfundojë, vitin e ardhshëm me një kosto prej 1.1 miliard eurosh, udhëtimi nga Tirana për në kufirin me Kosovën do të zgjasë vetëm 2 orë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›